Gorenxa: Ringritja e volejbollit shqiptar, një proces me shumë hallka (III)

Share Button

Volejboll-Femra-Tirana-Barleti-Volej-2015

Adriatik Balla 23.06.2015 17:15

Volejbolli shqiptar ka rënie të dukshme. Kjo është tashmë evidente dhe mund të pranohet gjerësisht dhe nga vetë organizatorët, zyrtarët dhe sidomos trajnerët e volejbollit, pasi ka humbur konkurrenca dhe qëndrueshmëria, ndërsa për konkurrencë në rang ndërkombëtar as që bëhet fjalë. Natyrisht, ky sport ka premisa të mira zhvillimi në Shqipëri, pasi ka eksperiencë dhe bazë të shëndoshë, mbi të gjitha ka elementë të talentuar, sidomos në volejbollin e femrave, por mungesa e infrastrukturës, e financimit, e mossigurimit të garancive për një karrierë të shëndetshme dhe afatgjatë në sport, etj, kanë sjellë rënie të nivelit, shprehur me rënien në vazhdimësi të interesimit nga të rinjtë.

Me pak fjalë duhet shumë punë, në shumë drejtime dhe të shumë faktorëve që të ndryshojë gjendja. Duke folur për këtë problematikë, trajneri i Tiranës, Ardian Gorenxa, vuri në dukje se niveli i kampionatit që sapo u mbyll nuk ishte në lartësinë e kërkuar, përkundrazi, ai ka rënie të dukshme, shfaqur me mungesën e rivalitetit dhe të rënies së rezultateve. Gorenxa e njeh mirë volejbollin shqiptar, pasi ka drejtuar disa skuadra në kampionatin e femrave dhe së fundmi Tiranën, skuadër e cila, edhe pse ka një emër të madh, nuk është në atë lartësi që kërkohet. Dëmtimet e disa sportisteve, por edhe largimet drejt klubeve të tjera sollën një rënie të ndjeshme të ekipit bardheblu.

Nga ana tjetër, Gorenxa kujton jo pa nostalgji vitet e shkuara, kur volejbolli ynë ishte realisht në një stad më të mirë, nivel që sot është shumë larg tij. Për të bërë një krahasim të tillë, trajneri i vë dhe një notë kampionatit shqiptar, një “6”, të cilën vetë thotë se po e jep për djersën që derdhin sportistet. Ai thekson se ka një rënie me 3-4 nota nga volejbolli i 20 vjetëve më parë. Kjo është intervista e trajnerit të volejbollit të femrave të Tiranës, Adrian Gorenxa, ka dhënë për të përditshmen shqiptare “SOT”, që AlbanianSport.com po jua sjell në 3 pjesë dhe të dielën ishte pjesa e parë, të hënën e dyta, ndërsa sot pjesa e tretë dhe e fundit.

 

… Vijon nga dje

 

– Flitet shumë për kuadrin teknik. Është element i rëndësishëm për të pasur një volejboll cilësor. Çfarë bëhet sot në këtë drejtim?

– Sigurisht, është element i rëndësishëm. Por unë prirem të besoj se gjërat shkojnë të lidhura me njëra-tjetrën. Natyrisht, më parë federata bënte kurse në rang kombëtar e ndërkombëtar, se kjo punë kërkon lëvrim të të rejave që futen, sepse volejbolli, nga ana teknike flas, ndryshon ditë për ditë. Këto ndryshime dhe përparësi që vijnë nga volejbolli modern duhen mësuar. Ndryshime ka në teknikë, në përgatitjen fizike etj, prandaj kurset janë të domosdoshme. Nuk është vetëm buxheti i federatës, pasi këto punë kërkojnë lëvizje në shumë drejtime.

– Çfarë synimesh ka Tirana në sezonin e ri?

– Unë nuk mund të bëj deklarata pompoze, se do të fitojmë këtë e atë, nuk mund të bëj deklarata të tilla, dua të qëndroj me këmbë në tokë, pasi e di gjendjen. Unë nuk mund të them se do të dalim kampion, edhe pse pretendimet në garë të tilla do t’i kemi. Megjithatë, prirem të them se ne si skuadër do të bëjmë më të mirën për të marrë maksimumin nga sezoni i ardhshëm.

– Mesa duket optimizmi nuk duket dhe i paska lënë vendin pesimizmit…

– Jo, jo nuk është kështu. Përkundrazi, jam optimist, por dua të shkoj deri aty ku kam mundësitë. Kur të ikin lojtaret më të mira nuk ke çfarë bën më shumë. Niveli i garës nuk është në atë lartësi që pretendojmë dhe kjo nuk është e mirë. Para 20 vjetësh kishim më tepër cilësi. Kjo ishte e vërteta, ishte një nivel shumë i lartë. Në vitin 1996, p.sh., shkova deri në tetëshe, duke kaluar disa ture. Ne duhet të flasim me respekt për ato vite, sepse volejbolli kishte cilësi. Ajo që ishte duhet pranuar e thënë, madje të merret edhe si shembull. Është utopi sot të thuash do të dal kampion bote, se nuk bëhesh dot.

– Një pyetje të fundit: A do të shohim së shpejti një ekip kombëtar të volejbollit në ndeshje ndërkombëtare?

– Nuk e di çdo të bëhet me Kombëtaren, por di që do të mblidhen dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Unë shpresoj të bëhet më e mira në volejboll, në mënyrë që të arrijmë në nivelet e dikurshme.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh