AlbanianSport.com 14/02/2019 21:35
ASNN – Sportisti: “Ishte një ditë e bukur dhe unë kam bërë një ndeshje të mirë ndaj presidentit”. Tajgër Uds ka patur mundësinë të luajë golf këtë muaj me Presidentin Donald Tramp. Ndërsa nuk ka pranuar të tregojë se kush ka fituar. “Unë kam pasur një farë mundësie për të luajtur me disa presidentë brenda pak javësh dhe kam qenë mjaft i gëzuar këto ditë”, – tha Udsi.
Edhe me ish-Presidentin Barak Obama ai ka luajtur në janar. Së bashku me Udsi ka qenë edhe kampioni për 18 vjet, Niklaus, të cilët luajtën një raund golfi me Trampin në Florida. Duke folur me gazetarët në prag të “Genesis Open”, turneut amerikan, Udsit iu kërkua të analizonte lojën e Trampit, por nuk hyri në detaje. “Presidenti Tramp ka qenë shumë i zënë me punët e shtetit, nuk ka luajtur shumë golf”, – tha sportisti.
“Kemi kaluar vetëm një kohë të këndshme së bashku”, – shtoi Udsi. Ndërsa për lojën e vet kampioni amerikan i golfit tha: “Unë për veten time kam luajtur mirë atë ditë, kam bërë 64 goditje. Më pëlqeu shumë mënyra se si kam luajtur. Ishte një ditë e mrekullueshme për të luajtur me presidentin tonë. Mbi të gjitha, që kam luajtur me një nga idhujt e mi që më ndihmuan të vazhdoj karrierën në këtë lojë.”