Nga Klodeta Gjini 23.08.2016 12:15
Golfi është një nga sportet më të reja që ka hyrë në vitet e fundit në Shqipëri. Por ashtu sikurse dhe regbia, edhe golfi është ngritur dhe zhvillohet nga emigrantë shqiptar që jetojnë në Itali, Francë e Gjermani. Njëri prej tyre është dhe Marin Harxhi, i ka pranuar të rrëfejë për “Sport Ekspres” të vërtetën e golfit shqiptar.
Një histori e nisur më 2011-ën, që ka pasur mbështetjen e Federatës Evropiane të Golfit, e cila kërkonte ta zhvillonte këtë sport dhe në ato vende ku nuk ishte. Kryesisht në Ballkan, ndërsa Bullgaria dhe Sofia do të ishin garancia e parë për ngritje e golfit në Shqipëri.
Me emra të tillë si Hazis Allkja, që sot e luan dhe jep leksione golfi në Firence, apo dhe të tjerë golfi shqiptar është dhe në arenën ndërkombëtare. E së fundmi Marin Harxhi ka marrë pjesë dhe në Budapest. Nuk duhet harruar se një golfist i mirë shqiptar është dhe skiatori Erjon Tola.
Por Harxhi kërkon të sensibilizojë instancat shtetërore për më shumë mbështetje dhe krijimin e një ambienti në Tiranë në mënyrë që golfi të fillojë të njihet nga të rinjtë tanë. Intervistën e tij, dhënë për Mjeshtren e Merituar të Sportit dhe njëkohësisht rekordmene kombëtare të kërcimit së larti, Klodeta Gjini, të botuar në “Sport Ekspres”, AlbanianSport.com do t’jua sjellë nesër.