AlbanianSport.com 27/11/2017 08:15
ASNN – Goga Basket për meshkuj ka arritur një fitore më shumë se të lehtë dje në mesditë në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës. Skënderbeu i vendit të fundit në Kategorinë e Parë nuk ka bërë aspak rezistencë përballë miqve nga Durrësi, që në fund jo vetëm që fituan, por kishin një epërsi prej 39 pikësh.
Vendësit nuk kanë bërë aspak diferencë, ndërkohë që pas pjesës së parë u pa qartë që Goga Basket e kishte të sigurt këtë fitore në fushë të huaj. 10 minutat e para të takimit mbyllen me rezultatin 7-19 për miqtë, ndërkohë që edhe pjesa e dytë ka thuajse të njëjtën pamje si e para, ku Goga përpiqet të thellojë diferencën.
Korçarët janë të pasaktë jo vetëm nga distanca, por edhe nën tabelë. 16-42 mbyllet pjesa e parë përpara se të dy skuadrat të futeshin në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e tretë, trajneri Bekim Abrazhda i miqve gjen kohë të aktivizojë edhe lojtarët e stolit dhe ky 10-minutësh mbyllet po në favor të Gogës, 10-19.
Pjesa e fundit ishte thjesht sa për formalitet, pasi Skënderbeu e pranoi humbjen dhe rezultati në tabelën elektronike shënoi shifrat 40-79. Skënderbeu edhe pas kësaj humbjeje vazhdon “zhytjen” në vendin e fundit, teksa është skuadra e vetme që nuk ka shijuar fjalën fitore.
Skënderbeu – Goga Basket 40-79
(7-19, 9-23, 10-19, 14-18)
Skënderbeu: Bala (3), Thanas (6), Kristo (2), Topi (14), Habip (8) / Simaku (3), Samuli, Duci, Kostani (4), Gërmenji, Bello, Dervishaj. Trajner: I. Nika
Goga Basket: Shestani (14), Aliaj (13), Thano (22), Pasha (1), Isaku (10) / Zejno, Veselagu (2), Berberi (17), Dinoshi, Elezi, Toska, Parangoni. Trajner: B. Abrazhda
Gjyqtarë: V. Prapa, E. Gjoni (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 6-të
(25-26 nëntor 2017)
Elbasani – Flamurtari 48-59
Skëndrbeu – Goga Basket 40-79
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 5 5 0 455-190 10
- Flamurtari 5 4 1 296-322 9
- Apolonia 4 2 2 199-258 6
- Elbasani 5 1 4 258-334 6
- Skënderbeu 5 0 5 276-380 5