AlbanianSport.com 30.11.2014 07:15
ASNN – Tërbuni jo vetëm që ka bërë një tjetër ndeshje të mirë në Mamurras, por dhe ka ditur të dalë fitues ndaj skuadrës vendëse, ndërsa ka shërbyer për të marrë një trepikësh të rëndësishëm goli i Grecës në minutën e 35-të.
Mirëpo në përfundim të ndeshjes, teksa lojtarët po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, është goditur me shuplakë nga lojtari i Tërbunit, Senad Lekaj, futbollisti i Mamurrasit, Endri Lala.
Pas ndeshjes trajneri i Tërbunit, Elvis Plori, do të nënvizonte: “Ka qenë një përplasje mes lojtarësh dhe futbollisti im është goditur me grusht. Është rrëzuar në tokë ndoshta edhe për të krijuar panik, por kurrsesi nuk ka qenë gjë për t’u bërë e madhe”.
“Gjithçka ka qenë normale, – ka vijuar shkodrani i pankinës pukjane. – Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe kemi marrë trepikëshin, ndërsa vazhdojmë pretendimet tona për t’u ngjitur në Superiore”.
Kështu Tërbuni ka marrë një fitore të vështirë në Mamurras, atje ku ka mbetur i dëmtuar futbollisti Senad Lekaj. Megjithatë pukjanët kanë qetësuar dhe kanë thënë se lojtari është mirë, ndërsa fitoren me Mamurrasin e kanë festuar dje në Tiranë.