AlbanianSport.com 21.01.2015 13:50
ASNN – Pas ofertës që i bën vitin e kaluar Liverpulit për shërbimet e Luis Suarezit, drejtuesit e ekipit kryeqytetas, Hajvalisë, tashmë kanë një ofertë tjetër për një gjigante të futbollit evropian dhe botëror, Milanin.
Sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, sapo ka dëgjuar se italianët po e shesin autobusin për shkak të krizës financiare, Hajvalia është e gatshme t’i japë 40 mijë € për ta bërë atë të vetin.
Më herët skuadra e Hajvalisë pati tentuar ta sjellë në Kosovë edhe sulmuesin e Liverpulit, Luis Suarez.
Ky i fundit sapo ishte pezulluar për kafshimin famëkeq që i kishte bërë Kielit në Botërorin e Brazilit dhe duke qenë se Kosova ende nuk njihej nga FIFA, Hajvalia i ofronte uruguaianit mundësinë për të luajtur.
Ndërsa autobusi i Milanit duket të jetë goditja e radhës e klubit nga Prishtina, por mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një tjetër përpjekje për publicitet nga Hajvalia, apo një ofertë konkrete për një klubi italian në krizë të gjithanshme.