Godelli: Ramë në kurth të njerëzve të pabesë, FSHP-ja më dogji “CAS”-in (I)

Share Button

Daniel_Godelli-Elez-Gjoza-Luan-Shabani

Adriatik Balla 31.05.2015 16:40

Shtangisti zbulon sjelljen e çuditshme të FSHP, akuzon se i dha 37 mijë euro Luan Shabanit. Peshëngritja shqiptare po kalon momente mjaft të vështira, si pasojë e pezullimit të sportistëve të saj kryesorë dhe gjobës së rëndë që i është vendosur federatës tonë dhe mundësive që ajo të pezullohet për një vit nga veprimtaritë ndërkombëtare. Nga Federata Botërore është vënë kusht pagesa brenda 6 muajsh e 45 mijë eurove, në të kundërt vijon pezullimi. Por, përtej anës zyrtare, sportistët vijojnë të vuajnë lënien pas dore, ose më saktë braktisjen, që në momentin kur emri u doli se kanë përdorur doping.

Ata refuzojnë dhe mohojnë të kenë marrë me dijeni substancë, ndërsa akuzojnë trajnerin Luan Shabani dhe vetë federatën tonë për papërgjegjshmëri. I intervistuar nga e përditshmja shqiptare “SOT”, shtangisti Daniel Godelli hedh dritë mbi disa pikëpyetje të mëdha që dalin nga zhvillimet e muajve të fundit, sidomos kur është fjala për kontratën që FSHP-ja ka lidhur me trajnerin e Greqisë, Luan Shabani, e në veçanti mbi korrespondencën që federata jonë ka pasur me Federatën Botërore për këtë problem, duke munguar informimi për sportistin, i cili nuk u informua në kohë për të apeluar dënimin e tij në CAS-in e Lozanës.

Godelli ka pakënaqësi, madje dyshime të arsyeshme se ai ka rënë në kurth të njerëzve që u ka besuar. Ai kërkon zbardhjen e kontratës 37-mijë-euroshe (gjysma e buxhetit të federatës) që FSHP-ja ka bërë me Luan Shabanin. Dyshimet e tij mbi sjelljen e Federatës dalin në pah më mirë pas ardhjes së shkresës së fundit nga Federata Botërore për gjobitjen e shtangës tonë me 45 mijë euro, gjobë kjo që më parë mendohej të negociohej (të mos vinte) nga zyrtarët e federatës tonë. Nga ana tjetër, Godelli thotë se nuk do ta lerë sportin, pavarësisht se në këtë moment e kanë braktisur. Ai beson se do të rikthehet në majën e botës pas përfundimit të pezullimit.

AlbanianSport.com ju sjell sot pjesën e parë të kësaj interviste, ndërsa në ditët në vijim do t’ju sjellim edhe pjesët e tjera.

 

– Kanë ndodhur shumë ngjarje me peshëngritjen gjatë këtyre muajve dhe përfundimi është shumë i hidhur: pezullim për sportistët elitarë e Federatën dhe, natyrisht, mungesën e shanseve për të qenë në Olimpiadë. Sportistja Romela Begaj ka apeluar në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS), ndërsa ju nuk jeni ndjerë, pse? Cilat janë raportet tuaja pas këtyre zhvillimeve me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes?

– Me Federatën e Peshëngritjes unë kam pasur raporte shumë të mira, vazhdimisht, por deri në momentin kur erdhën letrat dhe korrespondenca me Federatën Botërore. Unë nuk kam mundur ta çoj çështjen në CAS, për shkak të kalimit të afateve të ankimimit. Federata s’më ka njoftuar dhe unë vetë nuk e dija procedurën. Duhej që vendimin e Federatës Botërore ta apeloja në CAS brenda 21 ditësh, por nuk kam pasur dijeni. Parë në këtë prizëm, federata duhej të ishte më transparente dhe të më ndihmonte për ta çuar çështjen në gjyq dhe për këtë jam i prekur se nuk ia dola dhe për shkaqe që mund të ishin evituar. Dyshoj që federata s’ka dashur të shkojmë në gjyq.

 

– Ju keni hedhur shumë akuza për atë që ngjau, por kritikat më të mëdha, madje të rënda, i janë adresuar trajnerit shqiptar të përfaqësueses greke, Luan Shabanit. Luan Shabanit. Mendoni se ajo që ndodhi me sportistët e Kombëtares së Peshëngritjes ishte vërtet një kurth, apo keni ndryshuar mendim?

– Jo, s’kam ndryshuar mendim. Kam dyshimet e forta dhe besoj se atyre të cilëve u janë lëshuar akuzat kanë fajin e tyre të madh. Unë nuk dua të akuzoj njeri, por në këtë rast jam palë e dëmtuar me pa të drejtë. Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi ra në kurthin e njerëzve që ne u besuam dhe kjo është e pafalshme. E gjitha kjo që ngjau nuk bind, sepse ne si sportistë, unë në veçanti, nuk kemi mësuar të vërtetën e asaj çfarë kanë shënuar ata të Federatës Botërore. Sa i takon akuzave që kam hedhur ndaj Shabanit, kemi plot arsye, sepse ai i dha garanci federatës, por nuk ka sqaruar pozicionin e tij në këtë ngatërresë dhe unë, natyrisht, e kam bërë përgjegjës kryesor.

 

– Si kanë qenë kontaktet me Federatën Botërore? Pse nuk ka një publikim të raportit në lidhje me ngjarjen dhe atë që është bërë pas Botërorit?

– Federatës Botërore i është kërkuar (nuk e di pse) të mos paguhet gjoba, sepse, siç e dini, buxheti i federatës është më pak se gjysma e kësaj shume dhe kjo është e dëmshme për këtë sport në Shqipëri. Unë nuk dua të akuzoj federatën ndërkombëtare, sepse kështu nuk zgjidhim gjë dhe është në dëmin tim. Unë jam i pezulluar dhe sipas rregulloreve ka sanksione edhe në këtë drejtim, pra rregullat duhen respektuar. Kam bindjen se ndërkombëtarët janë trembur kur ne kemi kërkuar gjyq dhe mundet të ketë pasur ultimatum ndaj federatës tonë, pra të rrijë në heshtje. Por asgjë nuk ka funksionuar, sepse, siç edhe jeni informuar, federata jonë është gjobitur me 45 mijë euro dhe rrezikon pezullim të gjatë.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh