AlbanianSport.com 15.11.2014 20:25
ASNN – Gjatë konferencës për shtyp dhënë të premten në mbrëmje në Rinas, peshëngritësi Daniel Godelli u shpreh se në Kazakistan përmbushi qëllimin që i kishte vënë vetes. “Ju falënderoj për pritjen, për gjithë mbështetjen gjatë gjithë kësaj kohe. I vumë një qëllim vetes dhe e arritëm, prandaj jemi shumë të lumtur”, – tha ai.
“Shpresojmë që garën tjetër të kualifikojmë dhe pjesën tjetër të ekipit. Jam djersitur, ndërsa më shumë vuaj këtu se para pedanës”, – shtoi kampioni i botës. Ndërsa peshëngritësja Romela Begaj theksoi: “Ka qenë një mbështetje shumë e madhe. Është bërë një punë shumë e madhe, është historia e peshëngritjes që është vënë në Shqipëri për herë të pare”.
Kampionati Botëror i Peshëngritjes, që u zhvillua në Almati të Kazakistanit, u ngjyros kuqezi. Daniel Godelli u shpall kampion bote në peshëngritje, në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh, ndërsa shtangistja e njohur shqiptare, Romela Begaj, fitoi medalje të artë në stilin e shkëputjes.