Gllasgou Rejnxhërs ndal Vijarealin edhe me 10 veta, Grezda në stol

Share Button

AlbanianSport.com 29/11/2018 23:05

ASNN – Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, është rikthyer të enjten dhe takimi që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ishte ai midis Gllasgou Rejnxhërs dhe Vijarealit u mbyll me rrjeta të paprekura. Duhet theksuar se, edhe për vetë mënyrën sesi rrodhi loja, trajneri Stivën Xherrard nuk pati mundësi ta aktivizonte futbollistin e Kombëtares kuqezi, Eros Grezda, në këtë përballje me iberikët.

Kështu, Gllasgou Rejnxhërs dhe Vijareali e kanë mbyllur mbyllur në barazim sfidën midis tyre, të vlefshme për grupin G të Ligës së Evropës dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Në fakt, pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në Stadiumin “Ibroks” të Gllasgout ka parë një lojë të ngjeshur nga ana e të dyja skuadrave, që, në mënyrë periodike, kanë shkëmbyer me njëra-tjetrën periudha të minuta të tëra dominimi.

Ndonëse jo dhe aq të shumtë në numër, rastet nuk kanë munguar, për të dyja skuadrat,  madje kanë qenë edhe mjaft të volitshme. 45-minutëshi i parë do të flasë për vendasit në gjysmëorën e parë, pasi Gllasgou Rejnxhërs ka patur dy raste të mira për shënim, por Morelos dhe Goldstrom nuk tregohen të saktë brenda zone në pozicion të favorshëm. Çerekora e mbetur do të flasë më pas për miqtë dhe është Toko Ekambi ai që ka dy raste të pastra për shënim.

Por, në të dyja rastet, sulmuesi kamerunas gjen përpara gardianin e portës skoceze, Mekgregor, i cili reagon instinktivisht duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Minuta e fundit e pjesës së parë do ta lërë skuadrën vendase me 10 lojtarë, pasi Kandeias do të marrë kartonin e dytë të verdhë brenda 9 minutash, dhe do të largohet nga loja me karton të kuq, pavarsisht një hutimi të çastit nga ana e gjyqtarit slloven, Jug.

Përkundër pritshmërive dhe përtej inferioritetit numerik, pjesa e dytë do ta shohë skuadrën skoceze të luajë si e barabartë në fushën e dytë, duke shpalosur një kapacitet fizik mjaft mbresëlënës dhe duke vijuar madje ta vërë në vështirësi skuadrën spanjolle. Përtej lodhjes dhe nervozizmit, skuadra skoceze mbahet dhe merr një pikë të vyer, që e mban në vendin e 3-të, me 6 pikë, një më pak sesa Rapidi i Vjenës dhe Vijareali, dhe një më tepër sesa Spartaku i Moskës, çka e bën grupin G mjaft të hapur deri në fund.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh