Gjytar në miqësoren Turqi-Itali, Jorgji: Një emocion ndryshe, shumë më i madh

Share Button

AlbanianSport.com 31/03/2022 17:10

ASNN – Enea Jorgji është pa diskutim një nga gjyqtarët më të spikatur të futbollit shqiptar. Pas vlerësimit që mori disa kohë më parë nga Komiteti i Gjykimit të UEFA-s, që vendosi ta bëjë Jorgjin pjesë të Kategorisë së Parë, duke i dhënë mundësinë të jetë gjyqtar në ndeshje të rëndësisë së lartë, së fundmi, gjyqtarit shqiptar iu besua gjykimi i miqësores Turqi-Itali, e zhvilluar dy ditë më parë në “Turku Arena”, që përfundoi me shifrat 2-3. Një arritje e madhe kjo për Jorgjin, i cili ia doli me sukses në këtë sfidë të vështirë. Enea Jorgji mban edhe stemën e FIFA-s, ndërsa ka gjykuar edhe ndeshje të tjera të rëndësishme në Evropë.

Në një prononcim për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, ai shprehet se gjykimi i kësaj  miqësoreje ishte mjaft i veçantë, që i ka dhuruar edhe emocione të mëdha. Jorgji thekson se kjo ndeshje nuk ishte e vështirë për t’u menaxhuar, pasi niveli që treguan skuadrat në fushë ishte i lartë. Por nga ana tjetër kjo i ka kërkuar një lexim më të detajuar të lojës. “Ishte një ndeshje e veçantë kjo kësaj radhe, pasi përballë Turqisë ishte Italia, kampione në fuqi e Evropës, – ka rrëfyer ai fillimisht. – Vetëm për këtë fakt, emocioni ishte i ndryshëm dhe shumë më i madh.”

“Ndeshje ku ekipet përfaqësuese janë përballur me njëra-tjetrën kam gjykuar edhe më parë, ndeshje eliminatore, në Ligën e Kombeve, por kjo kishte një qasje disi tjetër, pasi edhe niveli i skuadrave ishte me i mirë”, – ka shtuar ai. Po, sa e vështirë ishte për t’u menaxhuar? “Në fakt, loja që treguan skuadrat në fushë ma bëri këtë aspekt jo shumë të vështirë, por sigurisht më kërkoi më shumë angazhim, gjë që nuk më ishte kërkuar më parë dhe kjo solli aktivizimin e disa mekanizma apo nje llogjike, siç ishte leximi më i thelle i lojës dhe karakteristikat e lojtareve, detaj ky që në të tilla ndeshje kërkon edhe një përsosmëri më të mirë”, – vijoi Jorgji.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh