Gjergj Vyshka 09.04.2015 08:45
Enigma e finales mbetet për t’u zgjidhur më 22 prill, të gjithë luajnë shanset. Pero Pejiç, shënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore me 24 gola, ka nderuar Kukësin dje në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, teksa goli i tij ka vlejtur për t’i dhënë fitoren verilindorëve ndaj kampionëve në fuqi.
Por ndërkohë, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, Tirana dhe Laçi janë ndarë në barazim pa gola. Në të tilla kushte gjithçka mbetet për t’u zgjidhur më 22 prill, kohë në të cilën do të luhen dhe ndeshjet e kthimit.
Të gjithë kanë shanset e tyre për të qenë në finale si Kukësi që dje ka fituar, ashtu dhe Tirana e Laçi që janë ndarë në barazim, apo dhe Skënderbeu, i cili dje ka humbur. Për rrjedhojë enigma e finalistëve mbetet e hapur.
Kupa e Shqipërisë
Gjysmëfinalet
(Ndeshjet e para)
Të mërkurën, 8 prill 2015:
Kukësi – Skënderbeu 1-0
Shënues: Pejiç 7’
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Tirana – Laçi 0-0
Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Ndeshjet e kthimit luhen më 22 prill 2015