Gjergj Vyshka 16.04.2016 18:05
Ndodh dhe kështu, ndërkombëtari Endri Zguri në ndeshjen Farka Voleji-Studenti në setin e katërt në pushimin teknik 8-5 ka ndërprerë lojën.
Sepse teksa ishte në kullën e gjykimit, i vriste sytë drita e diellit dhe nuk e linte të shihte tamam fushën e lojës.
Ndaj është ulur poshtë dhe, pavarsisht propozimit të të dy ekipeve për ndërrimin e pozicionit të kullës, Zguri ka pritur derisa të kishte një fushëpamje më të mirë nga dielli.
Madje ka dhe një batutë të trajnerit të Studentit, Ylli Tomorri: “Uleni dhe diellin tani…!” E skuadrat kanë bërë nxehje.
Ndërsa gjyqtari ka përfituar për të shkuar edhe për nevojat e tij personale në dhomën e zhveshjes. E më pas ndeshja ka vijuar normalisht