Gjimnastikë / Ndërkombëtarët, komplimentet Reçit për paraqitjen e mirë

Share Button

gjimnastike-oneda-reci-medalja-2016-podiumi-vladimir-limaj

Gaspër Marku 29.10.2016 14:20

Paraqitja mjaft e mirë e gjimnastikës shqiptare në turneun e Sllovenisë ka tërhequr vëmendjen e trajnerëve dhe specialistëve përkatës pjesëmarrës të kësaj veprimtarie, të cilët nuk kanë nguruar të përcjellin vlerësime maksimale për gjimnasten 19-vjeçare Reçi. Ata theksuan për të se perspektiva e saj është për nivele edhe më të larta dhe, konkretisht, sipas tyre në edicionin e ardhshëm të këtij turneu ajo do të jetë patjetër pretendentja kryesore për fitimin e medaljes së artë si individë.

Por, krahas kësaj, nuk kanë munguar edhe komplimentet edhe për ekipin shqiptar në tërësi. Në bisedat që organizatorët zhvilluan pas veprimtarisë me trajnerin Limaj dhe presidentin Lulaj kanë bërë me dije se falë këtyre paraqitjeve dinjitoze, në dy pjesëmarrjen e fundit ku Shqipëria ishte e pranishme, ftesat për gjimnastet kuqezi nuk do të mungojnë edhe për edicionet e ardhshme.

Ky është një lajm shumë i mirë për gjimnastikën shqiptare, por në të njëjtën kohë edhe një obligim dhe përgjegjësi më tepër e trajnerit të kombëtares Vladimir Limaj si dhe Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, me në krye presidentin Leonard Lulaj, për të bërë më të mirën e tyre në mbështetje të këtyre vajzave të talentuara, të cilat kanë marrë përsipër rikthimin e gjimnastikës shqiptare në nivelet e larta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh