Gjergj Vyshka 08.10.2015 18:05
Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Fatbardha Shtrepi, pasi ka falënderuar mediet shqiptare për pasqyrimin e Kupës së Shqipërisë, ka lajmëruar se ky sport është në prag të një tjetër veprimtarie kombëtare.
Bëhet fjalë për Aerobinë sportive dhe Gjimnastikën e Përgjithshme, e cila do të bëhet të premten në arenën e cirkut në Tiranë.
Dhe Shtrepi, ashtu sikurse të gjithë shqiptarët e tjerë, ka uruar si të gjithë për fitoren e kombëtares sonte në “Elbasan Arena” ndaj Serbisë.
Gjithsesi tashmë gjimnastika është në prag të dy veprimtarive të tjera sportive, aerobi dhe gjimnastikë e përgjithshme.