AlbanianSport.com 20/04/2020 19:25
ASNN – Në fakt, përkundër skenareve të zymta dhe që synojnë të mbjellin frikën, ashtu, me hapa të ngadaltë, por të sigurt, jeta po rikthehet në të përditshmen e saj të para-epidemisë së koronavirusit dhe sporti është një nga aspektet ku mund të matet më mirë pulsi. Ka qenë një nga vendet evropiane që e ka administruar më së miri këtë krizë shëndetsore dhe ekonomi dhe tanimë janë politikanët në Gjermani që kanë sugjeruar që Bundesliga mund të vazhdojë më 9 maj, përkundër përhapjes së koronavirusit.
Niveli më i lartë i Kampionatit Gjerman të Futbollit, Bundesliga, është pezulluar për shkak të kësaj epidemie, ndërsa kanë mbetur edhe 9 javë për t’u luajtur në edicionin aktual. Politikani Markus Soder i ka thënë të përditshmes më të madhe gjermane “Bild” se “parakushtet ekzistojnë dhe është një koncept i menduar mirë”. “Ajo që ka prezantuar DFL-ja (Liga e Futbollit Gjerman) dëshmon se masat mbrojtëse janë në vend, – ka pohuar ai. – Mund të imagjinoj që mund të kthehemi me ndeshje pa shikues.”
“Ndeshjet me tifozë janë hëpërhë plotësisht të paimagjinueshme, – ka vijuar Soderi. – Mund të imagjinohet që të nisin ndeshjet që më 9 maj. Një është e qartë, një fundjavë me ndeshje futbolli është shumë më e durueshme se një fundjavë pa futboll.” Edhe njerëz tjerë të politikës kanë përkrahur idenë që ndeshjet të vazhdojnë duke nisur nga 9 majit, edhe pse pa praninë e shikuesve. Klubet e Bundesligës kanë nisur kohë më parë me stërvitje në grupe të vogla dhe nën kushte të veçanta.
“Po marrim sinjale pozitive, pasi politika ka besim te ne dhe tani ne dhe lojtarët duhet të jemi shembull”, – ka thënë kreun ekzekutiv i Bundesligës gjermane, Kristian Saifert.