AlbanianSport.com 07.05.2015 19:50
ASNN – Kombëtarja e veteranëve shqiptarë ka dalë e mundur nga përballja me veteranët gjermanë. 3-4 përfundoi ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena”, të ardhurat e të cilës do të shkojnë për ndërtimin e një fushe futbolli për personat me aftësi të kufizuara. Kështu, historia përsëritet.
Kombëtarja shqiptare ka sjellë edhe njëherë sot në mendjen e çdo tifozi shqiptar sfidën e luajtur në vitin 1997 ku u mundën nga Gjermania me rezultatin 4-3. Edhe sfida e luajtur sot në “Elbasan Arena” mes yjeve veteranë të të dyja skuadrave ka përfunduar me të njëjtin rezultat.
Një ndeshje miqësore, por që në fund u ka kujtuar shqiptarëve makthin e vitit 1997, ku ishin shumë pranë një rezultati historik. Autorët e golave për Shqipërinë në sfidën e sotme ishin Alban Bushi, i cili realizoi dy, dhe Agustin Kola, i cili realizoi mjeshtërisht një 11-metërsh. Ndërkohë që gjermanët ishin më të freskët dhe arritën të shënonin 4 herë në portën e kuqezinjve, duke e fituar ndeshjen.
Në këtë sfidë, trajneri i kuqezinjve Astrit Hafizi u dha mundësinë shumë yjeve të kombëtares shqiptare ndër vite, duke filluar nga ata të viteve 1980, Musta, Zmijani, Targaj, Zëri, Tole, Agustin Kola e deri te lojtarët të cilët kanë shumë pak vite që janë tërhequr nga futbolli i luajtur.
Golat për kombëtaren tonë u shënuan nga Bushi dhe Agustin Kola, ndërsa për gjermanët shënuan Bobiç, Raiç dhe Alberts dy herë.
SHQIPËRI – GJERMANI 3-4
Shënues: Bushi 33’, Kola 41’(11-m.), Bushi 43’(11-m.) /
Bobic 15’, Rojs 19’, Alberts 48’ (11-m.), 54’
SHQIPËRIA: Musta (Lekbello, Nallbani, Strakosha); Zmijani (Tomori, Duro), Targaj (k) (Vata), Baçi (Tole), Jera (Bellai), Ballgjini (Lala), Kushta (Bushi), Omuri (Dede), Zëri (Shehu, Rraklli), K. Cipi (G. Cipi), Kola. Trajner: A. Hafizi
GJERMANIA: Reinke; Unger, Albertz, Hergert (Marshall), Hailtz, Raih, Bobiç, Novotni, Marz, Bainlih, Prager (Gutshov). Trajner: Ekerhad Krajtzun
GJYQTARË: Bujar Pregja, Uvil Zajmi, Sokol Avdo / I katërt: Sokol Jareci
KARTON I VERDHE: Zmijani 47’