AlbanianSport.com 11.10.2014 14:35
ASNN – Vllaznia e Ada e Velipojës, në ndeshjen miqësore që është luajtur dje pasdite në fushën sportive të Shtojit, janë ndarë në barazim 3-3. Trajneri i Vllaznisë ka aktivizuar formacionin e dytë, ndërsa Ada ka luajtur me ekipin e parë. Ndeshja u ka shërbyer të dy trajnerëve për të shfrytëzuar periudhën e ndërprerjes së kampionatit.
Pjesa e parë e ndeshje është mbyllur në barazim 1-1, ku për Vllazninë ka shënuar Aguirre dhe ka barazuar Kiri për Adën. Në të dytën janë shënuar edhe nga dy gola për secilën skuadër, atje ku për velipojakët autor i tyre është Nika, ndërsa golat për kuqeblutë kanë pasur për autor mbrojtësin shkodran Antonio Marku dhe sulmuesin Italian Çofi.
Përfundimisht 3-3 në këtë miqësore, ndërkohë që trajnerët përkatës, Baldo Raineri i Vllaznisë dhe Besnik Duli, janë shprehur të kënaqur për gjendjen e treguar nga ekipet e tyre në këtë ndeshje. Vllaznia do të ketë një tjetër ndeshje miqësore sot, në ora 15:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, teksa do të presë Tërbunin.
Vllaznia – Ada e Velipojës 3-3
Shënues: Aguirre 34′, Marku 55′,
Çofi 63′ / Kiri 39′, Nika 51, 86′
Vllaznia: Kampironi, Marku, Pjeshka, Mehmedoviç, Badalli, Aguirre, Markolaj, Vecaj, Mujkoviç, Dibra, Çofi. Trajner: B. Raineri. U aktivizuan: Kraja, Kozmaj
Ada: Dorzaj, B.Çokaj, Çaku, Pllumbaj, Hoxha, Gogaj, D.Çokaj, Kiri, Ferhati, Rahova. Trajner: B. Duli
Gjyqtar: B. Dragusha (Shkodër)