AlbanianSport.com 20.11.2016 14:35
ASNN – Skënderbeu në basketboll për meshkuj vetëm dje ka arritur të shënojë fitoren e parë të sezonit. Në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, Skënderbeu ka arritur të mundë Apoloninë.
Që në pjesën e parë, vendasit treguan se kishin pretendime në këtë takim, teksa kanë fituar 15-13. Në pjesën e dytë, korçarët janë më të saktë nga gjuajtjet për 3 pikë dhe e mbyllin krejt pjesën e parë 35-25.
Kjo diferencë prej 10 pikësh bën që të administrohet në mënyrën më të mirë dhe jo vetëm, teksa në pjesën e tretë, Skënderbeu vijon të thellojë epërsinë. Fiton 19-10 dhe e çon rezultatin në 54-35.
Pjesa e fundit ka qenë thjesht një formalitet, edhe pse fitohet po nga vendasit 18-16 dhe në fund 72-51. Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj kryesohet nga Partizani, me 10 pikë, i ndjekur nga Tirana Eagles Basket dhe Apolonia, me nga 7 pikë.
Skënderbeu – Apolonia 72-51
(15-13, 20-12, 19-10, 18-16)
Skënderbeu: Bala, Thanas, Habip, Duci, Gërmenji / Simaku, Terolli, Topi, Bello, Treska, Qazimllari. Trajner: I. Nika
Apolonia: Sauli, Mile, Shkurti, Salillari, Naçi / Ademi, Alimemaj, Tegu, Xhafaj, Prifti, Çomo. Trajner: O. Profka
Gjyqtarë: A. Dulçe, Y. Harasani (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 6-të
(18-19 nëntor 2016)
Të premten:
Elbasani – Partizani 29-70
Të shtunën:
Skënderbeu – Apolonia 72-51
Tirana Eagles Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 5 5 0 397-228 10
- Tirana Eagles Basket 4 3 1 264-217 7
- Apolonia 5 2 3 271-372 7
- Skënderbeu 5 1 4 312-362 6
- Elbasani 5 1 4 298-363 6