Gerhard Progni bën “radiografinë”: Ja përparësitë e Skënderbeut & Dinamos

Share Button

Skenderbeu-Milsami-2-0-Progni-gol

Adriatik Balla 16.08.2015 19:35

Një muaj më parë në radhët e Skënderbeut diskutohej se cila do të ishte mënyra e largimit të mesfushorit Gerhard Progni nga skuadra korçare. Kjo për shkak të një gjesti revoltues të lojtarit për zëvendësimin e tij në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve ndaj Krusejdërs të Irlandës së Veriut.

Por kur Skënderbeu ka kaluar tashmë tri ture dhe ka siguruar fazën e grupeve të një evenimenti madhor të futbollit evropian, ky futbollist jo vetëm është në radhët e kampionëve, por shihet si shtyllë e ekipit dhe i domosdoshëm për planet e trajnerit Mirel Josa në kampionat e më gjerë.

I kontaktuar nga gazeta “SOT”, Progni analizon gjendjen e tij dhe të skuadrës, ka optimizëm për vazhdimësinë e në të njëjtën kohë qetëson tifozët për raportet e tij me stafin teknik, duke thënë se nuk ka më një çështje “Progni” dhe se skuadra dhe ai vetë ndihen të motivuar për të bërë përpara, pse jo për t’u kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Futbollisti nuk ka ndërmend të largohet dhe kujtoi se do ta respektojë kontratën njëvjeçare me klubin korçar. Sipas tij, Skënderbeu ka avantazhet e veta të pamohueshme në kuadër të “play-off”-it ndaj Dinamos së Zagrebit, duke përmendur si më të rëndësishmet moralin e grupit, harmoninë e tij dhe faktin se nuk ndodhet nën presion.

Madje presionin Progni e sheh në radhët e Dinamos, e cila shihet në letër favorite, por e ka të qartë se përballë Skënderbeut tonë nuk është e lehtë. Në fund Progni jep një mendim për kampionatin që pritet të fillojë, objektivat dhe shanset e realizimit, por edhe dy ndeshjet e skuadrës kombëtare për grupin I të Eliminatoreve të Kampionatit të ardhshëm Evropian.

AlbanianSport.com jua sjell intervistën e Gerhard Prognit për të përditshmen shqiptare, “SOT”, në 3 pjesë dhe sot është pjesa e parë, të hënën e dyta dhe të martën e treta dhe e fundit.

 

– Skënderbeu i ka kaluar të gjitha parashikimet dhe ndodhet shumë pranë një suksesi historik. Shorti u ka vënë përballë Dinamos së Zagrebit dhe ndeshja e parë luhet në Elbasan. Çfarë prisni, qoftë në aspektin personal, qoftë të skuadrës, nga kjo fazë e “play-off”-it dhe sidomos nga kjo përballje e parë me kroatët?

– Objektivat e mi janë njëkohësisht dhe të skuadrës, prandaj ne si grup po mendojmë fitoren në këtë takim. Çdo njeri e dëshiron suksesin dhe unë s’mund të them ndryshe, sepse kështu e ndjej. Pra objektivi ynë është fitorja dhe e besojmë suksesin. Sido që të shkojnë gjërat ne një sukses të madh e kemi arritur tashmë, pasi, edhe nëse eliminohemi nga kjo fazë, kemi siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, që nuk është pak për një skuadër shqiptare. Skënderbeu ka arritur shumë dhe për mendimin tim ka ndryshuar për mirë imazhin e futbollit shqiptar. Kjo është një arritje e madhe, shumë më tepër se rezultati që do të prodhojë ky raund.

– Cilët mendoni se janë përparësitë e Skënderbeut në përballjen me Dinamon e Zagrebit?

– Mendoj se kemi disa përparësi, të cilat edhe duhet t’i shfrytëzojmë. Së pari, avantazhi kryesor janë tifozët, pasi e luajmë ndeshjen në fushën tonë dhe ky është një plus për ne. Besoj se do të kemi një numër rekord mbështetësish, pasi të gjithë e dinë se ky është momenti i duhur për të ndihmuar skuadrën të shkojë përpara. Ne nuk jemi nën presion, pasi i kemi tejkaluar objektivat tona dhe çfarëdo të ndodhë, ne jemi sërish në fazën e grupeve, pasi edhe Liga e Evropës është veprimtari e rëndësishme. Nga ana tjetër, konsideroj epërsi formën e mirë të skuadrës, pasi grupi është përgatitur. Në gjirin e skuadrës ka lojtarë që luajnë prej disa vitesh bashkë dhe fryma e grupit e karakterizon Skënderbeun. Thjesht duhet të jemi me këmbë në tokë e unë personalisht besoj se do të fitojmë.

– Po Dinamo e Zagrebit, çfarë përparësish ka?

– Nuk di të them me saktësi përbërjen e tyre, por stafi ynë ka më shumë njohuri për ta. Megjithatë, kundërshtari duhet marrë seriozisht pasi ka eksperiencë jo të vogël në kupat europiane dhe ka qenë një skuadër e suksesshme. Natyrisht, Dinamo është klub i organizuar prej vitesh dhe ka dominuar skenën e futbollit kroat. Kuptohet, Dinamo do të vijë këtu me pretendime, por bukuria e futbollit është se fundi i buzëqesh ekipit që luan më mirë, shënon dhe administron lojën dhe rezultatin. Me pak fat Skënderbeu do të jetë skuadra që do të shkojë më tej.

– Kur u hodh shorti, shumica menduan se Skënderbeu pati fat. Ndoshta duke pasur parasysh emrat, se në short mund të binin ekipe më të forta. A mendoni se shorti ishte me ju këtë herë?

– Mund të kishte ndonjë skuadër më të lehtë, por edhe më të vështirë, prandaj, parë në këtë mënyrë, shorti është i pranueshëm, s’mund të qahemi. Unë thjesht mund ta përshkruaj si “short i mirë”. Gjithsesi, në këtë fazë të gjithë kundërshtarët janë të vështirë, prandaj kërkohet angazhim maksimal.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh