Genc Çakshiri rrëfen historinë e tenisit shqiptar për mediat italiane (I)

Share Button

tenissebukur

Përshtati: Gjergj Vyshka 15.03.2016 07:55

Ish-tenisti dhe zyrtari i Federatës Shqiptare të Tenisit: “Dy gjërat që mungojnë më shumë janë infrastruktura dhe personat që të angazhohen më shumë me tenisin, mbi të gjitha trajnerët. Nëse këto dy gjëra do të përmirësohen atëherë do të mund të kërkohet të bëhet diçka e mirë duke parë që talentet nuk mungojnë.” Një faqe italiane në internet www.spaziotennis.com, por dhe gazetari Stefano Berlinçioni kanë qenë të interesuar për situatën e tenisit në Shqipëri.

Turnetë ndërkombëtar që organizohen në vendin tonë për moshat 14, 16 dhe 18 vjeç, por dhe e gjithë situata e këtij sporti në Shqipëri, me të mirat dhe të këqijat e veta, ka ardhur nëpërmjet intervistës së Genci Çakshirit, një mik i tenistëve italian. “Kam njohur Genci Çakshirin nëpërmjet forumeve të tenisit për meshkuj dhe miqësia jonë është e madhe prej vitesh”, – ka thënë Berlinçioni në intervistën e tij me Çakshirin, të cilën e ka botuar të plotë dhe e përditshmja sportive shqiptare “Sport Ekspres”.

“Duke parë rolin e tij në brendësi të Federatës Shqiptare të Tenisit, por dhe raportin e tij të ngushtë e të afërt me Italinë mendova se do të ishte shumë interesante të njihmin historinë e tij si tenist”, – ka shtuar italiani. Një intervistë e bërë më 11 mars, ose më saktë katër ditë më parë, sepse tenisi, një sport dikur i quajtur aristokrat e revizionist, i ndaluar si boksi, u rilind pas viteve 1990. Këtë intervistë AlbanianSport.com ju sjell në dy pjesë, sot dhe nesër dhe sot është pjesa e parë.

 

– Atëherë Genci, mbi të gjitha le të flasim pak për turnetë e të rinjve që organizoni në Shqipëri…

– Kemi filluar më 2011-ën me një turne tenisi evropian për moshën deri në 16 vjeç dhe një turne botëror për moshën deri në 18 vjeç. Pastaj në vitet e tjera kemi një për moshën deri në 14 vjeç, dy për moshën deri në 16 vjeç dhe një për moshën deri në 18 vjeç. Që nga 2013-ta organizojmë gjashtë turne në vit, 2 për çdo kategori. Turnetë e moshës deri në 14 dhe 16 vjeç janë të nivelit 3, ndërsa ato botëror janë të nivelit 5. Mbi të gjitha turnetë e nivelit të të rriturve kërkojnë shumë mikpritje dhe për momentin nuk mund të garantojmë. E duke pasur parasysh se në çfarë kushtesh luhet ndonjë një turne në Afrikë, atëherë nëse gjejmë ndonjë sponsor pse të mos organizojmë edhe ne turne profesionistësh?

 

– Cilët janë të rinjtë interesante që ke parë gjatë këtyre viteve?

– Duke qenë turne të një kategorie inferiore nuk përfshijnë të rinj shumë të zot që mund të kërkojnë pikë shumë të rënda për të ecur përpara. Për më tepër do të na duhet edhe ndonjë vit më shumë për të parë se si do të eci karriera e lojtarëve që kanë ardhur këtu. Ata që kanë fituar në vitin e parë kanë pasur një karrierë jo të mirë. Robert Kostantinoviçi, lojtari rumun që jeton në Holandë, ka qenë në vendin e 1000-të, kurse Adrijana Leka, lojtarja kroate me origjinë shqiptare, ka rënë nga renditja e 400 të parëve.

 

– Po ata që ke parë më me shumë vëmendje?

– Do të doja të shihja në të ardhmen se si do të shkojnë karrierat e Valeria Jushçenkos (ka fituar dy turne botëror për moshën deri në 18 vjeç tek ne teksa është vetëm 14 vjeç) dhe e Helene Pelikanos (një ndër më të forta për moshën deri në 14 vjeç në Evropë për momenti). Tek meshkujt, disa muaj më parë, turneu botëror për moshën deri në 18 vjeç është fituar nga Federiko Arnaboldi, kushëriri i Andreas, i cili nëse do të vazhdojë të eci mirë pas ndonjë viti mund të bëhet me të ardhme të mirë.

 

– Mund të na tregoni ndonjë episod të veçantë?

– Kërkesat për të blerë kartën e rrezikshme nuk mungojnë kurrë, veçanërisht tek mosha deri në 18 vjeç në të cilën është absolutisht e ndaluar dhe vlen që të rrezikosh shumë. Një gjë e çuditshme ka qenë kërkesa për të marrë pjesë e lojtarëve nga Nigeria dhe Algjeria për të cilët nuk gjendet asnjë informacion dhe nuk dija nëse luajnë tenis vërtetë, apo jo. Donin ftesën për të marrë vizën ndoshta dhe për motive emigrimi.

 

– Cila është situata aktuale e tenisit shqiptar?

– Siç mund ta shihni duke iu referuar dhe renditjeve botërore për meshkuj dhe për femra nuk lojtarë me pikë, por as lojtarë që të kërkojnë të bëjnë pikë. Të themi të vërtetë tenisi është luajtur në Shqipëri edhe përpara luftë së dytë botërore. Por gjatë viteve të komunizmit ka qenë një sport tërësisht i ndaluar duke e quajtur një sport aristokrat. Një gjë tërësisht absurde, sepse në Evropën lindore luhej nga të gjithë. Për këtë arsye dy gjërat që mungojnë më shumë janë infrastruktura dhe personat që të angazhohen më shumë me tenisin, mbi të gjitha trajnerët. Nëse këto dy gjëra do të përmirësohen atëherë do të mund të kërkohet të bëhet diçka e mirë duke parë që talentet nuk mungojnë.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh