AlbanianSport.com 25/03/2019 21:45
ASNN – Më në fund jemi njohur me të gjithë skuadrat pjesëmarrëse në Kupën e 32-të të Kombeve të Afrikës. E dimë se ku do luhet, në Egjipt, por që në fillim i ishte besuar që në shtator të 2014-ës Kamerunit, kampionit në fuqi që nuk e organizonte këtë veprimtari që nga 1972. Por nëse nuk do të ketë “tërmete” të tjera do të presë edicionin e vitit 2021.
Në edicionin e këtë viti do të marrin pjesë 24 skuadra, nga 16 që ishin caktuar në fillim, ashtu si në 12 veprimtaritë e fundit nga 1996 e këtej. Kupa e Afrikës këtë radhë, për herë të parë do të zhvillohet në verë dhe jo në dimër, nga data 21 qershor deri në 19 korrik, kjo për të kënaqur klubet e mëdha si dhe për të nisur turneu në përfundim të periudhës së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Edhe këtu sistemi i ndihmës-gjyqtarit të videos (VAR), do të përdoret në turin e 16-shes. 24 skuadrat e kualifikuara janë, Senegali, Madagaskari; Maroku, Kameruni; Mali, Burundi; Algjeria, Benini, Nigeria, Afrika e Jugut, Gana, Kenia; Zimbabve, Republika Demokratike e Kongos, Guinea, Bregu i Fildishtë, Angola, Mauritania, Tunizia, Egjipti, Namibia, Uganda dhe Tanzania.
Debutuese janë 3 skuadra, Madagaskari, Mauritania dhe Burundi. Ndërsa skuadrat pretendente janë Egjipti, me 24 pjesëmarrje, Bregu i Fildishtë me 23, Gana me 22, Tunizia, Kongo dhe Kameruni, me nga 19, dhe Nigeria e Algjeria, me nga 18.