Gjergj Vyshka 13.03.2017 12:55
Klubi i Orientimit Shqiptar kishte nderin te organizonte këtë vit takimit i tetë të Organizatës së Orientimit të Evropës Juglindore në Tiranë. Me rastin e këtë takimit të Organizatës së Evropës Juglindore u organizua të dielën e kaluar dhe gara e orientimit tek Qyteti “Studenti”.
Në të morën pjesë sportistë nga Mali i Zi, Kosova, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Qipro. Një ndihmë e madhe në këtë garë ishin nxënësit e shkollës “Osman Myderizi” dhe vullnetaret e tjerë nga Tirana dhe Shkodra, të cilën funksionuan si vëzhgues në pikat e kontrollit gjatë garës.
Disa nga vullnetaret u bënë pjesë e garës duke provuar emocionet e këtij sporti të ri. Vejsel Gyler nga Turqia ishte fituesi i garës me kohën 25’55”, ndërsa i kaloi me sukses të 12 pikat, të cilat ishin 3 kilometra larg njëra-tjetrës. Orientimi është një sport teknik për të gjitha moshat, ku nevojitet aftësi në leximin e hartës dhe vrapim, motivim për trajnim dhe shumë aftësi tjera.