“Futbollisti Më i Mirë në Botë”, FIFA shpall sot më të mirët e saj për 2016-ën

Share Button

AlbanianSport.com 09.01.2017 15:15

ASNN – “Futbollisti Më i Mirë në Botë” për vitin 2016 do të përcaktohet sot në mbrëmje gjatë ceremonisë që do të zhvillohet në Zyrih. Ronaldo, Mesi dhe Grizman janë tre kandidatët kryesorë për të marrë këtë çmim. “FIFA World Player of the Year”, pra “Futbollisti Më i Mirë për vitin 2016” do të zgjidhet sot në ceremoninë që do të organizohet në Zyrih dhe që do të transmetohet drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:30.
Aktorja amerikane Eva Longoria dhe gjermani Marko Shreil do të prezantojnë këtë program special sportiv. Midis kandidatëve për të fituar çmimin si futbollisti më mirë në botë për 2016, janë Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Antuan Grizman. Ndërsa për femra kandidojnë: Melani Behringer (Bajern Mynih / Gjermani), Karli Llojd (Hjuston Desh / SHBA) dhe Marta (FC Rosengard / Brazil). Më pas do të përcaktohet trajneri më i mirë në botë.
Tre kandidaturat finaliste janë Klaudio Ranieri (Leister Siti / Angli), Fernando Santos (Portugali) e Zinedin Zidan (Real Madrid / Francë). Për femra kandidojnë: Xhill Elis (SHBA), Silvia Neid (Gjermani) e Pia Sundhage (Suedi). Për çmimin “Pushkash”, që përcakton golin më të bukur, në garë janë: Marlone, Daniuska Rodrigez e Mohd Faiz Subri. Më pas do të përzgjidhet edhe formacioni më i mirë i 2016-ës, ku 11 më të mirët nga 23 kandidatë gjithsej.
Ceremonia vazhdon me çmimin lojës së ndershme, “FIFA Fair Play”, dhe atë të tifozëve, “FIFA Fan”. Një çmim i ri ky për sjelljet e veçanta të tifozëve, midis të përzgjedhurve janë tifozët e ADO Den Hagut në Holandë, të Borusias së Dortmundit dhe Liverpuli dhe ata të përfaqësueses së Islandës. Për futbollistin, futbollisten, trajnerin e trajneren më të mirë kanë qenë përcaktuese 50 % nga votat e kapitenëve dhe trajnerëve të ekipeve përfaqësuese nga e gjithë bota, të ndara nga 25 % secila.
50 %-ëshi i mbetur është e ndarë në mënyrë të barabartë në mes të një votimi në internet nga tifozët e futbollit dhe një grupi të përzgjedhur të përfaqësuesve të medias.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh