Futbollistët më të lartë në botë, Piter Krauç nuk është as në 10-she… (I)

Share Button

AlbanianSport.com 03/02/2019 14:15

ASNN – Futbollistët më të gjatë në botë gjatë sezonit 2018-2019, më i shkurtri është 2.03 m. Në lojën e futbollit ka rëndësi goli e për pasojë rezultati. Por në harkun e një loje që zgjat 90 minuta spektatori mund të ballafaqohet me një mori lëvizjesh, emocionesh, spektakli, imazhi, nervash, por edhe pamjesh, nga më befasueset. Pakkush interesohet, fjala vjen, për peshën trupore dhe shtatlartësinë e futbollistëve. Por jo, kur është fjala për shtatlartësinë ka prej atyre lojtarëve që tërheqin vëmendje.

Dhe e tërheqin këtë vëmendje jo për lojën që bëjnë sesa për gjatësinë trupore, e cila, në një mjedis ku ka shtatshkurtër e mesatarë bën diferencë të madhe dhe bie në sy. Kush janë futbollistët më të mëdhenj në botë? Kush janë lojtarët më të lartë të futbollit në botë? Kush janë lojtarët më të lartë në botë për edicionin 2018-2019? Edhe kjo statistikë fizike e futbollistëve është e verifikueshme dhe fatmirësisht më poshtë do të gjeni futbollistët më të gjatë që luajnë në fushat e blerta.

Automatikisht shumica e tifozëve do të mendojnë për Piter Krauç se është lojtari më i gjatë në fushat e lojës, por çuditërisht ai nuk bën pjesë në listën e “top-10” futbollistëve më të gjatë në botë. Në këtë listë do të jenë lojtarët që ndoshta lexuesit nuk kanë dëgjuar kurrë për ta, por AlbanianSport.com do t’ju ofrojë pak histori dhe gjithashtu do t’u tregojë se sa të gjatë janë realisht 10 lojtarët më të gjatë të këtij edicioni në futbollin botëror.

Nuk është ndonjë bukuri e madhe të shikosh në fushë lojtarë kaq të gjatë, pasi më shumë ngjajnë me basketbollistët dhe se në futboll njerëzit janë mësuar të shohin kryesisht lojtarë të shkurtër e mesatarë, ndërkohë që diferencën e bëjnë portierët, për shkak edhe të pozitës dhe rolit që kanë. Ky shkrim vjen në dy pjesë dhe sot është pjesa e parë, ndërsa nesër, e dyta.

 

  1. Kjell Peter Ofeim – 2.03 m

Ai është një nga 10 futbollistët më të lartë në botë. Portieri 33-vjeçar qëndron mbi të tjerët në fushë, gjë që është mjaft e rëndësishme duke pasur parasysh se është një portier. Për ata që nuk kanë dëgjuar për të, Ofeim aktualisht luan në divizionin e tretë norvegjez me një ekip të quajtur “Stryn Soccer”. Ai ka luajtur më parë për ekipet si; Oslo Lindje, Manglerud Star, Lyn dhe Moss. Tani nuk do ta harrosh kurrë emrin e këtij gjigandi norvegjez.

 

  1. Ever Everson – 2.03 m

Edhe Iversen është një nga futbollistët më të lartë në futboll. Ever Iversen është gjithashtu një nga 10 futbollistët më të lartë në botë. Një tjetër lojtar i famshëm në Norvegji. Ata thjesht duan lojtarët e gjatë, e kanë si mënyrë sigurie dhe futbolli në vendet nordike nuk kuptohet dot nëse lojtarët nuk janë të gjatë.

Kur ky futbollist luan në ligën norvegjeze skuadra ndihet mirë me të, sepse ai ka mbrojtjen nën kontroll dhe shtatlartësia e ndihmon jo vetëm të kontrollojë topat që vijnë në lartësi, por edhe i dominon fizikisht kundërshtarët duke mos u dhënë mundësi. Këtë edicion, Iversen ka kaluar tek amatorët me Oslo East dhe Flakstad IL. Në fund të vitit 2018, mbrojtësi 33-vjeçar u tërhoq nga futbolli profesionist.

 

  1. Ojvind Hoas -2.03 m

Ai është një nga lojtarët më të lartë të futbollit aktualisht. Ai është gjithashtu nga Norvegjia, vendi i lojtarëve shtatlartë. Ojvind Hoas është sulmuesi klasik i synuar nga shumë klube. Njeriu 2.03 m mbi shumicën e kundërshtarëve të tij dhe shumicën e mbrojtësve që përpiqen ta bllokojnë atë jep një dimension të frikshëm në sulm, megjithëse ajo që ai mund të bëjë më mirë duhet të ishte loja në ajër.

31-vjeçari ka luajtur me disa skuadra, si Molde, Fredrikstadi, Sarpsborgu dhe Honefosi, ku ndodhet aktualisht. Ai kaloi shumicën e karrierës së tij me Sarpsborgun, duke bërë më shumë se 100 paraqitje për klubin. Pra Hoas është futbollist i afirmuar dhe shtatlartësia e tij e bën që të bjerë në sy si gjigand futbolli.

 

  1. Kostel Pantilimon – 2.03 m

Kostel Pantilimon është, gjithashtu, një nga lojtarët më të lartë të futbollit në botë. Duket e habitshme, por ky futbollist është pjesë e Premier Ligës Angleze, por me ndryshimin se nuk aktivizohet në ndeshjet zyrtare.

Në fakt, Pantilimon ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës së tij si një zëvendësues i Xhoi Hart tek Mançester Siti, por në përfundoi tek Sandërlendi. Shtatlarti rumun 2.03 metër, vijon të jetë në Premier Ligë dhe aktualisht është në radhët e Notingham Forestit, si i huazuar nga Uotfordi.

 

  1. Lasina Traore – 2.03 m

Një tjetër lojtar që lexuesit duhet të kenë dëgjuar për të, ndoshta pikërisht për faktin e shtatlartësisë së tij, është Lacina Traore. Ai është një futbollist mjaft i shpejtë, një lojtar i qendrës, largpamës dhe trupmadh. Ai vrapon mjaft mirë në terren dhe sfidon shtatlartësinë e tij me zhdërvjelltësinë që tregon në fushën e lojës.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë erdhi në skenën futbollistike fillimisht në Premier Ligën ruse, me skuadrën e Anzhit, para se të përfundonte me Monakon në Francë. Djaloshi 2.03 metër është një sulmues i spikatur.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh