AlbanianSport.com 15/09/2019 14:45
ASNN – Byzylykë elektronikë në kyçin e dorës së futbollistëve për të kontrolluar regjimin e tyre. Kështu ka vendosur trajneri i Benfikës, Bruno Lazhi, të veprojë me futbollistët e vet, përpara ndeshjeve që luhen në kampionatin portugez. Kjo bëhet për të evituar abuzimet me jetën e natës nga ana e lojtarëve. Benfika mban vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta me Porton.
Por humbja e pësuar në Lisbonë, pikërisht kundër rivalëve historikë, në 24 gusht 2019, nuk i ka shuar polemikat. Një pyetje që bëjnë të gjithë është se pse skuadra nuk grumbullohet para ndeshjeve që luan në fushën e vet? Dhe përgjigja e trajnerit Bruno Lage (Lazhi) është kjo. Ai ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të evituar abuzimet me jetën e natës të futbollistëve të vet.
“Që sot ka shtetrrethim, – ka zbuluar ai. – Futbollistët do të mbajnë në kyçin e dorë një byzylyk elektronik që kontrollon gjumin, kështu do të shohim se kur ata janë në shtëpi duke fjetur në krevatin e vet. Dhe mëngjesin e ditës së ardhshme do kontrollohen. Përjashtim bëhet vetëm kur ata janë të grumbulluar me kombëtaren“. Më tej ai shpjegon edhe “pse”-në e kësaj zgjedhjeje.
“Ka trajnerë që iu lejojnë lojtarëve të pinë një gotë verë në prag të ndeshjeve, – ka vijuar ai. – Ose ka që bëjnë gjoja sikur pikë çaj, por brenda filxhanit të tyre ka pije alkoolike. E kështu bëhen dy gota verë e një uiski, megjithëse janë të grumbulluar. Kështu nuk mund të luhet futboll. Se gjithçka ke bërë në gjoja “grumbullim”, ta tregon fusha. E vërteta është se ndeshja fitohet ose humbet në fushë dhe jo jashtë saj.”