AlbanianSport.com 10/10/2018 15:25
ASNN – Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe thirri në një interpelancë ministrin Arben Ahmetaj lidhur me ligjshmërinë fiskale në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ministri Ahmetaj tha se formalizimi i futbollit është emergjencë ndërsa Brace kërkoi që askush të mos ketë imunitet fiskal.
“Unë nuk pyeta se sa paguhen lojërat apo ekipet, pyeta prej muajit shkurt në mënyrën më të qartë, sa është tatimi mbi të ardhurat personave që paguhet nga FSHF dhe së dyti sa është 10% që i takon buxhetit nga e drejta televizive që federata ka fituar 10 vitet e fundit”, – ka thënë deputeti socialist, i anatemuar shpesh nga tifozët e Tiranës për mbështetjen që i ofron Partizanit.
I thirrur në një interpelancë nga deputeti socialist Erjon Brace, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka folur për financat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Brace kërkoi të dhëna për ligjshmërinë fiskale të FSHF-së ndërsa Ahmetaj duke zbuluar pagat e deklaruara të futbollistëve e trajnerëve, tha se formalizimi është një emergjencë. Deputeti Brace sërish e ka konsideruar se nuk ka marrë përgjigjie për pyetjet e tij.
Ai ka këmbënguluar se ku ka vajtur 10% i të drejtës televizive pasi ligjshmëria fiskale është detyruese. “Që në muajin shkurt, i kam kërkuar MF informacion për tatimet që paguhen nga FSHF për çdo të punësuar në 5 vitet e fundit, pas konsumimit të përgjigjeve, përgjigjeve nuk kam marrë ende, kërkesa ime është gërmë për gërmë ligjore, – ka thënë Braçe. – Ça ka ndodhur që nuk jepet përgjigje? Ligji e thotë qartë, për tatimet mbi të ardhurat personave dhe shpërblimet.”
“FSHF ka paguar 91 milionë për personelin, 230 milionë lekë për paga jashtë federatës, – ka vijuar ai. – Sa tatim është paguar për pagat jashtë federatës, se vlera është shumë më e madhe se pagat për personelin, apo për heronjtë nuk ka tatim, për këtë pyes unë, pse. Nuk e toleroj dot talljen që është konsumuar kur unë ju kam drejtuar këtë letër. Për 10 vjet ku ka vajtur 10% i të drejtës televizive E kuptoj unë qe buxheti nuk ka nevoje për 300 mije dollarët e FSHF, po ligjshmëria fiskale është detyruese.”
“Nuk mundet të ketë imunitet FSHF nga detyrimet tatimore, – ka këmbëngulur Braçe. -Pse duhet të pranojmë alibinë e një njeriu qe nuk heq dore nga një karrige atje. Pse i jepni imunitet atij institucioni, kur bëni detyrën dhe trokisni në çdo dyqan, kafenenë dhe qebaptore të këtij vendi. Nuk ta solla Ronaldon ta krahasoje me Kristi Vangjelin, por për barazinë për detyrimet.”