AlbanianSport.com 05/08/2021 22:25
ASNN – Futbolli nuk është imun ndaj padrejtësive, paragjykimeve dhe diskriminimit. Përkundrazi, është një pasqyrë e problemeve që hasen në shoqëri. Por të luash futboll mund të përmbajë edhe antidozën e problemeve sociale. Në një studim të bërë së fundmi, 99% e pjesëmarrësve besonin se futbolli është një forcë pozitive në ndryshimin e botës. Futbolli është një sport që luhet në ekip dhe ne kemi nevojë për një ndjenjë të fortë ekipi tani më shumë se kurrë. Humbja e futbollit gjatë epidemisë së “Covid-19” vetëm e ka rritur fuqinë e tij për të na bashkuar dhe për të sjellë gëzim.
Berlin, Gjermani: Të luash futboll për të rritur vetëbesimin
“adidas” dëshiron të heqë largojë dhe të mundësojë një botë futbolli më gjithëpërfshirëse. Një nga organizatat që “adidas” po mbështet është “SCORING GIRLS”, themeluar nga Tugba Tek’kali, një ish-lojtare profesioniste në Gjermani. Tugbaja është një njeriu që e ka provuar fuqinë transformuese të futbollit. E lindur në Gjermani si vajza e refugjatëve kurdë, ajo u përball me diskriminimin e shoqërisë. Si rezultat, ajo nuk kishte vetëbesim në shkollë dhe u bë shumë e mbyllur në vetvete.
“Para se të filloja të luaja futboll, isha shumë e ndrojtur dhe e kujdesshme, – rrëfen ajo. – Kur futbolli hyri në jetën time gjërat ndryshuan. Suksesi në sport më bëri të besoj te vetja dhe talentet e mia, dhe kjo ndikoi në të gjitha fushat e tjera të jetës në një mënyrë shumë pozitive. U bëra shumë më e hapur, bëra më shumë miq dhe përmirësova rezultatet në shkollë.”
Projekti SCORING GIRLS u ofron vajzave, pavarësisht prejardhjes së tyre, statusit socio-ekonomik apo besimit, mundësinë për të punuar së bashku duke luajtur futboll, për të identifikuar pikat e forta dhe pasionet e tyre. “Kur isha fëmi, prindërit e mi nuk më lejonin të luaja futboll, sepse ata mendonin se ishte sjellje e pahijshme për një vajzë, – thotë Tugbaja. – Ndërsa punoj te “SCORING GIRLS”, unë shoh vajza të reja që zhvillojnë më shumë vetëbesim për shkak të futbollit çdo ditë.”
Paris, Francë: Fusha “Pogba” e mundësive
Ekipi adidas Football është bashkuar me yllin francez të futbollit, Pol Pogba, për të ndërtuar një fushë të re futbolli në Roisi-on-Bri’, qytetin ku Pogba u rrit. “Mund të shoh veten time 20 vjet më parë, këtu, duke luajtur futboll me miqtë e mi, – thotë lojtari i Mançester Junajtid. – Do të kisha dashur të kishim këtë fushë loje dhe jam vërtet i bindur se kjo do të frymëzojë brezat e rinj. Ndërsa disa e shohin si një fushë të thjeshtë futbolli, unë e shoh si një fushë që ofron mundësi të pafundme.”