Gjergj Vyshka 07.02.2016 09:20
Turneu që ka nisur dje në Vlorë mes tetë skuadrave, ndërsa do të finalizohet sot në mesditë, ndërsa më parë në Pallatin e Kulturës “Labëria” do të ketë edhe një ceremoni përkujtimore për këtë figurë sportive. “Tre vjet pa Alfred Ziajin”.
Ky është aktiviteti që ka nisur dje në Vlorë nën organizimin e gazetarit sportiv Moisi Dalipi, ndërsa do të finalizohet sot me nderimet që do t’i bëhen ish-legjendës së futbollit vlonjat. Mbi të gjitha do t’i bëhen nderimet personit që lindi minifutbollin shqiptar.
Aktivitetet janë parashikuar në dytë, ndërsa përveç turneut në Pallatin e Kulturës “Labëria” sot Alfred Ziaji do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Vlorës, si dhe do të ketë nderime nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Federata Shqiptare e Futbollit.
Gjatë këtij aktiviteti në Pallatin e Sportit në Vlorë nuk kanë munguar as personalitetet e futbollit dhe të minifutbollit, apo dhe ish-lojtarë të Flamurtarit të kohës së Alfred Ziajit. Ata e kanë vlerësuar maksimalisht këtë aktivitet, ndërsa kanë bërë të ditur se ky do të jetë çdo vit në nderim të një figure kaq të madhe si Alfred Ziaj.