Gjergj Vyshka 28.01.2017 07:55
Me 9 pikë të plota, 15 gola të shënuar dhe 4 të pësuar, kuqezinjtë jo vetëm që janë kryesues, por dhe bindës për raundin tjetër të Evropës. Shqipëria e futbollit të sallës e ka fituar dhe ndeshjen e 3-të të turit paraeliminator të Kampionatit Evropian, teksa ka mundur Maltën jo me shumë lehtësi.
E, megjithatë, me 9 pikë të plota, si në asnjë edicion tjetër, 15 gola të shënuar dhe 4 të pësuar, kjo Shqipëri e futbollit të vogël jo vetëm që është triumfuese, por kërkon dhe më shumë në turin tjetër, atë eliminator, i cili luhet nga data 3, deri më 12 prill 2017 në Azerbajxhan.
Kundërshtarët janë të vështirë, teksa bëhet fjalë për një grup skuadrën vendëse, por edhe me Hungarinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Por kuqezinjtë besojnë, ashtu sikurse besuan dhe në këtë raund në Varna të Bullgarisë, që me shumë krenari janë vendosur kryesuesit e grupit D.
Kampionati Evropian
i Futbollit të Sallës
Turi paraeliminator
Grupi D
Të martën, 24 janar 2017:
Angli – Maltë 5-1
Bullgari – Shqipëri 1-7
Të mërkurën, 25 janar 2017:
Shqipëri – Angli 5-1
Bullgari – Maltë 6-1
Të premten, 27 janar 2017:
Maltë – Shqipëri 2-3
Bullgari – Angli 1-4
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Shqipëria 3 3 0 0 15-4 9
2. Anglia 3 2 0 1 10-7 6
3. Bullgaria 3 1 0 2 8-12 3
4. Malta 3 0 0 3 4-14 0