AlbanianSport.com 04/06/2018 13:45
ASNN – Tirana është kampione e Shqipërisë në futbollin e sallës për herë të 7-të, ndërsa ka marrë trofeun e sezonit 2017-2018. Në një kampionat me katër skuadra, Tirana, e përforcuar dhe me lojtarë të kombëtares së Halimi, Brahimi, Gashi, Alibegu, e ka pasur shumë më të lehtë, jo vetëm për të mundur KS “Ali Demin”, por dhe për të dominuar në tërësi futbollin e sallës për sezonin 2017-2018.
Në anën tjetër, pavarsisht se ka pasur serbët Vukoviç e Rakiç, apo dhe malazezin nga Ulqini, Aloviç, KS “Ali Demi”, nuk ka mundur dot të bëjë diferencën. Aq më tepër që ka pasur dhe defekte në portën e mbrojtur nga Behari, kurse Rrapi nga krahu tjetër vijon të jetë më shumë se sa i sigurt. Kjo sfidë ka patur edhe të veçantat e saj, teksa vetë ndeshja ka vonuar në fillim.
Kjo, sepse lojtarëve të KS “Ali Demit” u është kërkuar me detyrim mbajtja e jelekëve në stolin e rezervave, një rregull ky ndërkombëtar. Në jo pak raste vendimet e gjyqtarëve Hakrama dhe Stolaj janë kundërshtuar, ndërsa në shumicën e rasteve kanë ardhur nga KS “Ali Demi”, aq sa disa herë është dashur dhe ndërhyrja e delegatit Bujar Pregja për të qetësuar Kadiun dhe Bakallin.
Por në anën tjetër, Hakrama ka këshilluar dhe Angonin e Hoxhën të Tiranës. Në pjesën e dytë është ndalur për disa sekonda loja, pikërisht në minutën e 28-të, sepse është fikur tabela, e cila është ndezur pasi i janë luajtur dhe një herë kabllot.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit të Sallës
Libri i Artë
i titujve “kampion”
2003-2004 Tirana
2004-2005 Dinamo
2005-2006 Tirana
2006-2007 KS Ali Demi
2007-2008 Tirana
2008-2009 Tirana
2009-2010 Tirana
2010-2011 Flamurtari
2011-2012 Edro Vlora
2012-2013 KS Ali Demi
2013-2014 Flamurtari
2014-2015 Flamurtari
2015-2016 Tirana
2016-2017 Flamurtari
2017-2018 Tirana
Më shumë tituj:
7 herë Tirana
4 herë Flamurtari
2 herë KS Ali Demi
1 herë Dinamo
Edro Vlora