Gjergj Vyshka 19.08.2016 12:35
Tirana në futbollin e sallës, teksa merr pjesë në Kupën UEFA, dje ka dalë jashtë loje për kualifikim. Ka pësuar një humbje të thellë me polakët e Zdunska Voles, ndërsa nuk ka pasur mundësi reagimi.
Marsiniak në minutën e 10-të, Olçak në të 12-n dhe Milevski në të 16-ën, e ka dërguar skuadrën polake në epërsi 3-0. Mirëpo Tirana gjen forca reagimi dhe Gockaj dhe Hoxha kanë ngushtuar në 3-2.
Sikur të mos kishte qenë goli i Milevskit, që ka thelluar në 4-2, ndoshta Tirana në pjesën e dytë do të kishte hyrë me një tjetër motivim. Szhinpçinski, Milevski dhe autogoli i Hoxhës e kanë dërguar rezultatin në 7-2.
Shënon Çela dhe Sobalçik dhe në fund 8-3 për polakët. Sot do të jetë pushim, ndërsa të shtunën do të jetë ndeshja e tretë dhe e fundit me Munsbahun.
Tirana – Zdunska Vole 3-8
Shënues: Gockaj 18’, Hoxha 19’, Çela 32’ /
Marsiniak 10’, Olczak 12’, Milevski 16’, 19’, 35’,
Sczipczinski 29’, Hoxha 32’(a), Sobalczik 36’
E enjte, 18 gusht 2016, ora 18:00
në “Dvorana Tabor”, Maribor, Slloveni
Tirana: Nebiu, Gjoni, Hoxha, Çela, Selmanaj / Metani, Nikolli, Gockaj, Lika, Sina, Xhaferraj, Skanja, Bajollari. Trajner: A. Pisha
Zdunska Vole: Slovinski, Stanislavski, Marsiniak, Kielpinski, Zimçak / Milosinski, Olçak, Szhinpçinski, Sobalçik, Klaus, Vojciekovski, Milevski. Trajner: V. Sopur
Gjyqtarë: D. Berri (Irlandë), M. Mladenovski (Maqedoni)
Kartonë të verdhë: Hoxha, Gockaj, Bajollari (2)
Karton i kuq: Bajollari