Futbolli i Sallës / Tirana, e njëjtë në rikthimin pas 6 vjetësh në Evropë

Share Button

Minifutboll-Tirana-ekip-2015

Gjergj Vyshka 21.08.2016 10:45

Tirana e futbollit të sallës është “dramë” në paraqitjen e saj në Kupën UEFA në futbollin e sallës. Pasi është mundur 4-2 nga Brezje Maribor dhe 8-3 nga Zdunska Vola vjen një tjetër disfatë. Këtë herë nga kampionët e Luksemburgut, Munsbah, që pjesën më të madhe duket se e kanë me lojtarë brazilian.

E për më tepër me trajner italian. Pas një pjese të parë rezistente, ku Musbahu ka kaluar në epërsi në të 4-ën minutë me anë të Stive Da Silvas, shkatërrimi për Tiranën vjen në pjesën e dytë. Ka barazuar për momentin Selmanaj, por në harku kohor të një minute janë shënuar tre gola.

Fabio Gaspar realizon një dygolësh, shënon edhe Rikardo Korrela dhe 4-1. E ai që i vë vulën është portieri Pedro Marinjo. 5-1 për Munsbah dhe një turpërim i madh i Tiranës në Kupën UEFA në futbollin e sallës. Tre humbje të pësuar dhe 6 gola të shënuar e 17 të pësuar.

Identike paraqitja e bardhebluve si para 6 vjetësh në Maltë (1-3 Ilves Tampere, 4-5 me FUTSAL BGA Kopenhagen dhe 2-4 me ZC Ekses Futsal), ndërsa Tirana duket se ka mbetur në “vendnumëro” në futbollin e sallës .

 

Munsbah – Tirana                                                   5-1

Shënues: Stive Da Silva 4’, Fabio Gaspar 28’, 29’,

Rikardo Korrela 29’, Pedro Marinjo 35’ / Selmanaj 23’

E shtunë, 20 gusht 2016, ora 18:00

në “Dvorana Tabor”, Maribor

Munsbah: Pedro Marinjo, Stive Da Silva, Karlo Soares, Rafael Dos Reis, Rikardo Korrela / Hamilton Fernandez, Luka Lopez, Daniel Perez, Fabio Gaspar, Zhoise Varela, Patrik De Souza, Vilson Markez, Dilan Almeida. Trajner: D.Laporta

Tirana: Nebiu, Gjoni, Xhaferraj, Çela, Selmanaj / Metani, Nikolli, Gockaj, Lika, Sina, Skanja. Trajner: A. Pisha

Gjyqtarë: D. Berri (Irlandë), J. Jiangio (Qipro)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh