AlbanianSport.com 26.01.2017 08:45
ASNN – Shqipëria e futbollit të sallës ka arritur mbrëmë të sigurojë, për herë të parë në histori, kalimin e një turi eliminator. Kuqezinjtë e futbollit të vogël kanë mundur në ndeshjen e dytë të grupit G të të fazës paraeliminatore të Kampionatit Evropian, duke mposhtur Anglinë 5-1 dhe duke siguruar vendin e parë në renditje, pavarsisht asaj që ndodh sot në ndeshjen e fundit me Maltën.
Kështu, jo vetëm futbolli i madh, por edhe ai vogli po bën hapa përpara në arenën ndërkombëtare. Kështu, Shqipëria ka siguruar, për herë të parë në histori, kalimin e një turi eliminator, pasi të mërkurën në mbrëmje ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të grupit D të paraeliminatoreve, duke mposhtur Anglinë me rezultatin 5-1 dhe duke siguruar vendin e parë në renditje
Dhe kjo, pavarsisht asaj që ndodh nesër në ndeshjen e fundit me Maltën. Pasi kishte fituar ndeshjen e parë, duke shpartalluar Bullgarinë me rezultatin e thellë 7-1, skuadra e drejtuar nga trajneri Erind Resuli ka vijuar të dominojë edhe në sfidën e dytë, duke e mbyllur 20-minutëshin e parë, me një epërsi të dyfishtë, falë golave të realizuar nga Karaja dhe Selmanaj, brenda një minute, asaj të 13-të.
Brahimi e ka trefishuar epërsinë kuqezi në minutën e 25-të dhe, ndonëse Belinger shkurtoi largësinë e golave për anglezët, janë Halimi dhe sërish Brahimi që vulosin fitoren e kuqezinjve me shifrat 5-1 dhe bashkë me të vendin në fazën tjetër, atë kryesore të Eliminatoreve të këtij Evropiani.
Kampionati Evropian
i Futbollit të Sallës
Turi paraeliminator
Grupi D
Të martën, 24 janar 2017:
Angli – Maltë 5-1
Bullgari – Shqipëri 1-7
Të mërkurën, 25 janar 2017:
Shqipëri – Angli 5-1
Bullgari – Maltë 6-1
Të premten, 27 janar 2016:
Maltë – Shqipëri ora 16:30
Bullgari – Angli ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Shqipëria 2 2 0 0 12-2 6
- Anglia 2 1 0 1 6-6 3
- Bullgaria 2 1 0 1 7-8 3
- Malta 2 0 0 2 2-11 0