Futbolli i Sallës / Shqipëria, gati për turin paraeleminator të Evropianit

Share Button

Gjergj Vyshka 15.01.2017 11:05

Ndodh për herë të parë që një kombëtare e futbollit 5 kundër 5 të bëjë grumbullim jashtë Shqipërisë, por sot, në Prishtinë, kombëtarja e futbollit të sallës, e drejtuar nga Erind Resuli, do të nisë përgatitjet për veprimtaritë ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për turin paraeleminator të Kampionatit Evropian të Futbollit të Sallës, ndërsa kuqezinjtë, nga data 23, deri më 28 janar 2017, do të jenë në Varna të Bullgarisë përballë ekipi vendës, Anglisë dhe Maltës.

Sigurisht që kërkohet kalimi i këtij turi, ndërsa pjesa më e madhe e lojtarëve vijnë nga kampionati kosovar dhe i huaj, sepse në Shqipëri duket sikur janë fishkur ekipet e kësaj disipline të futbollit.

E megjithatë kombëtarja e futbollit të sallës ekziston dhe është gjithnjë pjesëmarrëse në aktivitetet ndërkombëtare.

 

Kampionati Evropian

i Futbollit të Sallës

 

Turi paraeleminator

 

Grupi D

 

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

 

24 janar 2017:

Angli – Maltë                         ora 17:30

Bullgari – Shqipëri               ora 20:30

 

25 janar 2017:

Shqipëri – Angli                   ora 17:30

Bullgari – Maltë                    ora 20:00

 

27 janar 2017:

Shqipëri – Maltë                   ora 17:30

Bullgari – Angli                    ora 20:00

 

Lista e lojtarëve të thirrur në kombëtaren e futbollit të sallës:

 

Fidan Gashi (portier, Feniks), Klodian Rrapi (portier, KS Ali Demi), Mentor Mezini (mbrojtës, Feniks), Roald Halimi (mbrojtës, Pezaro Fano), Azem Brahimi (mbrojtës, Ben Ago), Taulant Shkodra (sulmues, Gajant Futsal), Endrid Kaca (sulmues, Lija), Arbër Shkodra (sulmues, Betune Futsal), Rej Karaja (sulmues, Prato), Halim Selmanaj (sulmues, FC Liburn), Gentian Begaj (mbrojtës, Athina’90), Narçis Alibegu (mbrojtës, Feniks), Ani Mullai (mbrojtës, Feniks), Raldi Agolli (mbrojtës, Nobel Bojs).

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh