Gjergj Vyshka 02.06.2016 16:15
Shqipëria e Futbollit të sallës ka barazuar në miqësoren e luajtur dje ndaj Turqisë vendëse, 2-2.
Minutat e fundit ishin dramatike për kuqezinjtë, të cilët janë dënuar me faulla, aq sa pas çdo faulli vinte nga një penallti për Turqinë. Ndaj në një prej tyre, Turqia ka barazuar.
Kombëtarja kuqezi e futbollit të sallës sot do të ketë miqësoren e dytë sërish me Turqinë në ora 17:00.
Këto ndeshje trajnerit të kuqezinjve, Erind Resuli janë duke i shërbyer për të formuar një grup të denjë për eliminatoret e ardhshme ndërkombëtare.