Gjergj Vyshka 27.11.2014 10:10
Në kushtet kur ende nuk ka nisur kampionati kombëtar i futbollit në sallë, ato ekipe që duan ta mbajnë gjallë këtë sport janë në aktivitet.
Kështu ka ndodhur me KS “Ali Demin”, e cila sot do të marrë pjesë në Kupën e Flamurit, që do të zhvillohet në Kumanovë të Maqedonisë.
Përveç KS Ali Demit në këtë veprimtari do të marrë pjesë edhe Liburni i Kosovës, Preshave dhe Ilirët nga Maqedonia.
Nuk duhet harruar se vitin e kaluar në këtë aktivitet ka qenë pjesëmarrëse kombëtarja e futbollit të sallës, e cila doli dhe fituese.