Gjergj Vyshka 26.01.2015 11:15
Java e 4-t e Kampionatit të 12-të Kombëtar të Futbollit të Sallës ka regjistruar vetëm fitoret e skuadrave udhëtuese. Gjithçka e ka nisur dje pasdite KS Ali Demi, që ka fituar në Vlorë me Flamurtarin, 5-3.
E ka vazhduar Vllaznia, e cila ka shënuar 12 gola në portën durrsake duke regjistruar dhe fitoren më të thellë të javës ndaj Teutës vendëse. Dhe fitoren e tretë si skuadër udhëtuese e ka marrë Edro Vlora ndaj Universitetit Epoka.
Ndërkaq, “Black Sheep” nuk ka të paguajë sallën dhe është gati të tërhiqet nga kampionati i sivjetmë. Për rrjedhojë, java e 4-t e Kampionatit të 12-të Kombëtar të Futbollit të Sallës nuk është zhvilluar e plotë.
Ishte paralajmëruar që më parë nga administratori i Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, Ardian Yzeiraj, se “Black Sheep” nuk do të lejohej të luante, pasi nuk ka paguar sallën për dy ndeshjet e saj.
Kampionatit të 12-të Kombëtar
të Futbollit të Sallës
Java e 4-t
(25 janar 2015)
Flamurtari – KS Ali Demi 3-5
Teuta – Vllaznia 4-12
Universiteti Epoka – Edro Vlora 6-10
Black Sheep – Tirana (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- KS Ali Demi 4 3 1 0 21-13 10
- Edro Vlora 4 3 0 1 20-17 9
- Tirana 3 2 1 0 26-11 7
- Flamurtari 4 2 1 1 23-12 7
- Vllaznia 4 1 1 2 22-17 4
- Teuta 4 1 0 3 17-23 3
- Black Sheep 3 1 0 2 15-24 3
- Universiteti Epoka 4 0 0 4 21-40 0