Gjergj Vyshka 16.01.2016 08:15
KS “Ali Demi”, edhe pse ka pasur tre lojtarë kroat në gjirin e vet, është eliminuar në turin gjysmëfinal të turneut të pestë ndërkombëtar në Ulqin.
Tanët janë mundur 7-0 nga kosovarët e Feniksit, të cilat, edhe sipas sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës Sportive të Minifutbollit, Nderim Kaçeli, e kishin lexuar mirë lojën e skuadrës së KS Ali Demit.
Jo vetëm kaq, por skuadra duket se ka qenë e lodhur dhe nga ngarkesa e ndeshjeve në këtë turne, apo dhe kampionatin e minifutbollit.
Sot KS “Ali Demi” do të luajë për finalen e vendet 3-4 me humbësen e çiftit Ana Malit-Podgorica.