AlbanianSport.com 01.07.2015 09:05
ASNN – Kosova triumfoi 3-2 në miqësoren me Shqipërinë në futbollin e sallës, duke treguar se ka shumë potencial në këtë disiplinë sportive. Djemtë e trajnerit Ramadan Cimili treguan një nivel të lartë lojë, duke i entuziazmuar të pranishmit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Me Shqipërinë luanin 4 lojtarë kosovarë, të grumbulluar nga trajneri Resuli për rritur forcën e skuadrës para eliminatoreve të Botërorit. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan tre gola, kurse kuqezinjtë reaguan në minutat e fundit, duke shënuar dy gola të shpejtë me Kaçen dhe Mullain.
Por në fund Kosova e fitoi miqësoren 3-2. Trajnerët e të dy ekipeve, si Cimili i Kosovës, ashtu edhe Erind Resuli i Shqipërisë, u shprehën të kënaqur me lojën e futbollistëve të tyre.