Gjergj Vyshka 01.03.2016 08:55
Kombëtarja e Shqipërisë në futbollin e sallës, e cila drejtohet nga Erind Resuli, do të jetë pjesëmarrëse në turneun “Adem Jashari”, që do të zhvillohet nga data 3, deri më 6 mars 2016 në Prishtinë.
Sipas faqes zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, www.fshf.org, kuqezinjtë do të nisen drejt Prishtinës më 2 mars dhe do të akomodohen në hotel “Emerald”.
Më 3 mars turneu do të hapet me Kosovë-Turqi, kurse kuqezinjtë do të jenë përballë Kosovës B. Më pas 5 mars do të luhet gjysmëfinalja, si dhe në ora 17:00 finalja e këtij turneu.
Më 4 mars, kombëtarja shqiptare do të jetë për vizitë në Prekaz për të bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari”. Kjo mbledhje e kombëtares vjen pas pjesëmarrjes në Eliminatoret e Evropianit.
Atje kuqezinjtë fituan dy ndeshje, 5-2 me Lituaninë dhe 6-3 me Maltën, si dhe u mundën, 0-1 me Francën. Por kjo pjesëmarrje në “Adem Jashari” për futbollin e sallës po vjen pa pasur një kampionati të mirëfilltë.