AlbanianSport.com 26.07.2015 14:20
ASNN – Kampionia shqiptare e futbollit të sallës, Flamurtari, do të marrë pjesë në turet paraeliminatore të “UEFA Futsal Cup”. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës i ka vënë vlonjatët në Grupin E, së bashku gjermanët e Hamburg Panters, islandezët e Vikingur Olafsvik dhe luksemburgasit e FC Diferdonzhë 03 (debutues).
Ndeshjet do të luhen në Luksemburg, nga data 25, deri më 30 gusht 2015. Duke folur për të përditshmet sportive shqiptare, trajneri i vlonjatëve, Mario Kalus, është shprehur mjaft entuziast për shortin e hedhur. “Nuk do ta vlerësoja të pakalueshëm si short”, – ka thënë ai.
“Gjithsej janë 32 skuadra që do të marrin pjesë në fazën paraeliminatore dhe ekipet që do të vazhdojnë më tej do të dalin pas klasifikimit të pikëve nga 8 grupet përkatëse, – ka sqaruar trajneri vlonjat. – Ekipi ynë po përgatitet në një stërvitje të alternuar në 2 seanca, paradite përgjatë bregdetit me ushtrime aerobike dhe not.
“Ndërsa në pasdite në pallatin e sportit me ushtrime tekniko-taktike nëpërmjet lojës më top. Ekipi është në gjendje të mirë fizike dhe në veprime me topin. Nga skuadra nuk është larguar asnjë lojtar, përkundrazi kemi afruar një lojtar nga Ali Demi, Arjan Bllumbi, një nga më të mirët e kampionatit tonë”, – ka përfunduar trajneri i Flamurtarit, Mario Kalus.