Gjergj Vyshka 09.02.2015 09:25
Skuadra e Ergys Kadiut ka hequr keq përballë studentëve të Universitetit Epoka. Bardheblutë luajnë tenis me Edro Vlorën, Flamurtari e Teuta mosmarrëveshje për fushën. Nga 4 ndeshje të parashikuara në javën e 6-të të Kampionatit të 12-të Kombëtar të Futbollit të Sallës është luajtur vetëm gjysma.
“Black Sheep”, që tashmë është tërhequr nga gara për arsye financiare, ishte e ditur që nuk do të luante përballë Vllaznisë. Por mosmarrëveshja më e madhe ka ardhur tek ndeshja Flamurtari-Teuta. E parashikuar për t’u luajtur në ora 17:00 në Vlorë ajo nuk është zhvilluar, sepse Teuta nuk është paraqitur në Vlorë.
Jo vetëm kaq, por durrsakët, të cilët nuk e dinin se duhet të shkonin në Vlorë, ishin bërë gati për ta pritur Flamurtarin në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, ndërsa kishin prenotuar dhe fushën. Por as njëra dhe as tjetra. Dhe duket se ka dhe një keqinformim të të dy skuadrave nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndërkohë, duhet pritur se çfarë do të vendosë për të Komisioni i Disiplinës në FSHF.
Kampionati i 12-të Kombëtar
i Futbollit të Sallës
Java e 6-të
(8 shkurt 2015)
Tirana – Edro Vlora 7-2
Universiteti Epoka – KS Ali Demi 7-9
Flamurtari – Teuta (nuk u zhvillua)
Black Sheep – Vllaznia (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- KS Ali Demi 6 5 1 0 36-24 16
- Tirana 6 4 1 1 39-19 13
- Edro Vlora 6 4 0 2 22-20 12
- Flamurtari 5 3 1 1 29-15 10
- Vllaznia 5 2 1 2 32-20 7
- Black Sheep 5 1 0 4 15-30 0
- Teuta 5 1 0 4 17-34 0
- Universiteti Epoka 6 0 0 6 31-59 0