Gjergj Vyshka 14.01.2016 10:50
Në ndeshjet e dyta të turit të dytë në turneun e 5-të ndërkombëtar të “Otranto Olimpik”, gjërat nuk kanë shkuar mirë për KS “Ali Demin”.
Sepse kryeqytetasit janë mundur 9-0 nga Podgorica, në një kohë që kanë qenë të detyruar për ta ndarë skuadrën përgjysëm për shkak se kanë qenë edhe ndeshjet e kampionatit të minifutbollit.
Ndërkohë Vllaznia ka arritur të barazojë me Cungu&Company 1-1, në një ndeshje shumë të fortë.
Golin për shkodranët e ka shënuar Çela. Parë kështu ndeshja e sotme Vllaznia-KS Ali Demi duket se mund të vendosë për njërën nga skuadrat shqiptare për të shkuar në turin gjysmëfinal të këtij turneu.