AlbanianSport.com 07.05.2015 22:35
ASNN – Në ndeshjen Vllaznia-Ali Demi, lojtarët dhe trajnerët ishin tejet të tensionuar. Të dy kampet patën shumë pretendime nga gjyqtarët gjatë ndeshjes, duke bërë që disa herë ndeshja të ndërpritet.
Ndërkaq, ndeshja e parë e gjysmëfinaleve, ajo Flamurtari-Teuta u luajt pa tabelën elektronike, por 60 minuta, nga ku 20 e përllogaritur lojë efektive dhe 10 si shkak i ndalesave.
Në takimin tjetër Vllaznia-Ali Demi, tabela elektronike u vendos në punë, por sërish lojtarët e trajnerët protestonin nganjëherë për ndonjë sekondë më shumë që kalonte kur ndeshja ndalej.
Dy ekipet fituese të çifteve gjysmëfinaliste, Flamurtari dhe KS “Ali Demi”, do të ndeshen ditën e diel në takimin final për të përcaktuar ekipin fitues të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2014-2015.