Gjergj Vyshka 18.08.2016 17:50
Në turin paraeliminator të Kupën UEFA në Futbollin e Sallës gjykon dhe ndërkombëtari i futbollit të sallës shqiptare, Kreshnik Hakrama.
Hakrama ka qenë gjyqtar i dytë dje në ndeshjen e grupit A në Jerevan të Armenisë, Apoel-AFM Munsal Maniaks, të cilën skuadra qipriote e ka fituar 9-7.
Gjuqi parë ka qenë rusi Grigori Zelentrov. Në këtë grup ndodhen dhe Asue e Armenisë dhe Gentofle e Danimarkës.
Për Hakramën është viti i 8-të që merr pjesë në arenën ndërkombëtare në futbollin e sallës si gjyqtar.