Futbolli i Sallës / Franca.. një gol për tre pikë, na djeg kualifikimin

Share Button

Flamuri-top-Franca

AlbanianSport.com 24.10.2015 07:55

Me rregullore kalon në turin tjetër vetëm kryesuesja, kurse kuqezinjtë e Resulit, me një paraqitje shumë të mirë, do të ngushëllohen vetëm me vendin e dytë. Të dielën për statistikë ndaj Maltës. Një gol i Francës që në fillimin e ndeshjes me anë të Muhamed i ka mohuar kualifikimin për në turin tjetër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror kombëtares kuqezi të sallës.

Kanë bërë një ndeshje të mirë. Kanë qenë vazhdimisht në kërkim të golit me Halimin, Karaja, Begajn, por në pjesën e parë kanë shkuar në dhomën e zhveshjes me disavantazhin 0-1. Kanë marrë zemër nga pritjet e Rrapit dhe kanë besuar se një gjë të tillë do të mund të realizojnë në pjesën e dytë, atje ku dhe barazimi i mbante në vendin e parë për arsye golaverazhi.

Nuk janë dekurajuar edhe kur kanë mbetur me një lojtar më pak pas daljes së Gockajt, që është ekuilibruar me kartonin e kuq të Ramirezit. Dhe në fund, kur Franca ka qenë me katër lojtar për dy minuta, furia e tanëve është e papërmbajtshme. Begaj kërkon gjithçka. Godet shtyllën, i afrohet golit, por Harun i thotë jo, ndërsa Franca shpëton nga pësimi i golit kur Brahimin e ndal shtylla.

Mëkat, që kështu për një gjysmë goli tanët janë djegur nga kalimi i turit. Sepse tashmë ndeshja e fundit me Maltën, të dielën në ora 11:00, vlen vetëm për statistikë, ndërsa Francës i mjafton barazimi me Lituaninë për të “salduar” vendin e parë. Megjithatë e gjithë kjo paraqitje e tanëve është më shumë se sa dinjitoze.

 

Shqipëri – Francë                0-1

Shënues: Muhamed 2’

Shqipëria: Rrapi, Mejzini, Halimi, Selmanaj, Brahimi / Gashi, Begaj, Hasaj, Bllumbi, Gockaj, Agolli, Karaja, Hoxha, Kaca. Trajner: E. Resuli

Franca: Harun, Aigun, Hamdud, A. Muhamed, Gasmi / J. Muhamed, Kerumi, Ramirez, Belhazh, Galuz, Bensaber, Guebli, Alla, Rabei. Trajner: P. Zhaki

Gjyqtarë: O. Niemela (Finlandë), D. Nikoliç (Slloveni)

Karton i verdhë: Rabei

Kartonë të kuq: Gockaj / Ramirez

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh