AlbanianSport.com 24.04.2015 11:35
ASNN – Flamurtari është shpallur dje për të tretën herë në histori dhe për të dytën herë radhazi, “kampione” e Shqipërisë në futbollin e sallës. Edicioni i 12-të i Kampionati Kombëtar të kësaj disipline të futbollit është mbyllur dje me finalen e luajtur në Elbasan, ku vlonjatët fituan ndaj Tiranës me rezultatin 5-2.
Kampionati Kombëtar i Futbollit të Sallës ka ulur të enjten siparin e sezonit të tij të 12-të, me finalen e madhe, ku Flamurtari ka mundur Tiranën me rezultatin 5-2 dhe siguruar, për herë të tretë dhe për të dytën radhazi, titullin e kampiones së vendit.
Kjo ndeshje finale, e cila u luajtur të enjten pasdite në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” të Elbasanit, është karakterizuar nga rivalitet midis dy skuadrave që praktikisht i kanë dhënë tonin këtij sporti në vendin tonë. Deri në minutën e 26-të të ndeshjes gjithçka ka qenë në barazpeshë, në shifrat 1-1.
Por çerekora e fundit ka folur për vlonjatët, të cilët kanë shënuar 4 gola njëri pas tjetrit, ndërsa goli i fundit i Tiranës shërbeu vetëm si ngushëllim, pasi Flamurtari i trajnerit Mario Kalus ka fiksuar fitoren në shifrat 5-2.
Flamurtari është shpallur kështu “kampion” për herë të tretë në futbollin e sallës, ndërsa e fiton trofeun dy herë radhazi dhe trajneri Kalus ka theksuar se skuadra e tij synon një tjetër trofe sezonin e ardhshëm.
Kampionati i 12-të Kombëtar
i Futbollit të Sallës
Finalja:
Flamurtari – Tirana 5-2
Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë
Libri i Artë
2003-2004 Tirana
2004-2005 Dinamo
2005-2006 Tirana
2006-2007 KS Ali Demi
2007-2008 Tirana
2008-2009 Tirana
2009-2010 Tirana
2010-2011 Edro Vlora
2011-2012 Flamurtari
2012-2013 KS Ali Demi
2013-2014 Flamurtari
Bilanci:
5 herë Tirana
2 herë Flamurtari, KS Ali Demi
1 herë Dinamo, Edro Vlora