Gjergj Vyshka 29.12.2014 19:50
Edro Vlora-Teuta, ndeshja e fundit e javës së 3-të të Kampionatit të 12-të Kkombëtar të Futbollit të Sallës, është shtyrë për më 4 janar 2015.
Ka ndodhur kështu sepse, të paktën edhe sipas përgjegjësit të futbollit të sallës në Federatën Shqiptare të Futbollit, Endi Hyka, durrsakët kanë qenë në një angazhim personal, i cili nuk ka pasur lidhje me sportin.
Në të tilla kushte, kjo ndeshje do të luhet të dielën e parë të janarit në ora 16:00 në Vlorë, ashtu sikurse dy orë përpara saj do të zhvillohet dhe ndeshja e prapambetur e javës së dytë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë.
Kampionati i 12-të të Futbollit të Sallës, pas 3 javëve të luajtura, e kryesojnë Tirana dhe KS Ali Demi, me nga 7 pikë secila.