AlbanianSport.com 06/05/2020 23:10
ASNN – Duke qenë se gjendja e shkaktuar prej epidemisë së virusit korona po shkon drejt normalizimit, por shtohen shtetet e Evropës që kanë filluar të mendojnë për rinisjen e futbollit, që u pezullua në mesin e muajit mars. Në këtë situatë, Federata Turke ka vendosur për rifillimin e kampionatit, i cili do të jetë në 12 qershor, për t’i përfunduar të gjitha ndeshjet e mbetura.
Gjithashtu, një tjetër vend evropian ka përcaktuar një datë për rifillimin e kampionatit. Është Kroacia ka njoftuar se sezoni do të vazhdojë në këtë vend më 30 dhe 31 maj me ndeshjet gjysmë finale të Kupës, ndërsa kampionati do të rinisë në 6 qershor. Sigurisht të gjitha ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve, për të mos u rrezikuar përsëri nga virusi “Covid-19”, që vazhdon të jetë në qarkullim.
Teksa ende qeveria nuk ka dhënë përgjigjen përfundimtare për mbylljen përfundimtare të kampionateve apo të vazhdimit të tyre, Federata Kroate e Futbollit ka vendosur ta marrë vetë situatën në dorë. Sipas informacioneve të fundit, institucioni përfaqësues i futbollit kroat ka miratuar fillimin e Kupës së Kroacisë me ndeshjet gjysmëfinale në 30 maj, ndërsa kampionati do të rinisë në datën 6 qershor.
Megjithatë, përgjigjja përfundimtare pritet të jepet nga qeveria e Kroacisë.