AlbanianSport.com 27.08.2015 13:05
ASNN – Organizatorët e Samitit të Vjenës duket se kanë menduar jo vetëm për momente pune, por edhe relaksi gjatë zhvillimit të tij. Ata organizuan një takim futbolli mes politikanëve të BE dhe “BE e ardhme”, ku bënin pjesë politikanët ballkanikë. Takimi ka përfunduar 4-2 për ekipin e “BE e ardhme”.
“Edhe pse ekipi i BE dukej në formë të mirë, u shpërbë shpejt falë lojës së mirë kundërshtarit, ku bënin pjesë kryeministra e përfaqësues të tjerë të vendeve të Ballkanit, që në vitin 1990 bënë një luftë të ashpër ndaj njëri-tjetrit”, – shkruante me humor Agjencia “Rojter”.
Me golat e tyre, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe ministri Kosovar për Integrime Bekim Çollaku i dhanë fitoren ekipit të Ballkanit. “Kosova në sport, sikurse në politikë dha një kontribut thelbësor për progresin dhe fitorën e Ballkanit. Evropës i nevojitet energji e re”, shkruante me këtë rast në rrjetet sociale Ministri i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Takimi u gjykua nga Komisioneri Johanes Hahn dhe ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç. Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë debatit në samit, lajmëroi se nuk do të luante në këtë ndeshje.